Eksportet e mandarinës turke në periudhën janar-tetor u rritën me rreth 47 për qind në bazë vjetore në shifrën e 174 milionë dollarëve.
Kemal Kaçmaz, President i Këshillit Kombëtar të Agrumeve, tha se në periudhën janar-tetor të vitit të kaluar u eksportuan 281 mijë tonë mandarina, ose 119 milion dollarë e shprehur në vlerë.
Duke deklaruar se këtë sezon ka pasur zhvillime pozitive në eksporte, Kaçmaz u shpreh: “Në 10 muaj e vitit janë siguruar 174 milionë dollarë të ardhura në valutë për 337 mijë tonë eksport mandarine. Kemi një rritje prej 20 për qind në sasi dhe 47 për qind në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e eksporteve të mandarinës është pritur me kënaqësi nga përfaqësuesit e sektorit dhe prodhuesit”.
Kaçmaz deklaroi se vendi ku është eksportuar sasia më e madhe e mandarinës turke në periudhën janar-tetor është Rusia.
“Rusia ndiqet nga Ukraina, Iraku, Polonia dhe Serbia. Mandarina turke është bërë një produkt i preferuar në të gjithë botën. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur eksportet tona në vendet e Lindjes së Largët. Synojmë të eksportojmë më shumë në vende të tilla si: Japoni, Indi , Malajzi dhe Kinë“,- shtoi Kaçmaz.