Sipas një studimi të “Brand Finance” shoqëria ajrore kombëtare “Turkish Airlines” (THY) është “marka më e shtrenjtë e Turqisë”, 1,9 miliardë dollarë.
Sipas një studimi të firmës ndërkombëtare që bën vlerësimin e markave “Brand Finance”, shoqëria ajrore kombëtare “Turkish Airlines” (THY) me vlerën që ka marka e saj rreth 2 miliardë dollarë ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet është “marka më e shtrenjtë e Turqisë”.
“Brand Finance” përfundoi studimin “Markat më të shtrenjta të Turqisë-Turkey 100” për vitin 2020.
Vendin e parë në listë vazhdon ta mbajë “THY”, vlera e markës llogaritet në 1 miliard e 975 milionë dollarë. “THY” ndiqet nga banka agrare “Ziraat Bankasi” me 1 miliard e 616 milionë dollarë.
Në vend të tretë vjen banka “Garanti” me vlerë marke 1 miliard e 538 milionë dollarë, në vend të katërt: kompania e telefonisë së lëvizshme “Turcell” me 1 miliard e 361 milionë dollarë, në vend të pestë: firma “Arçelik” me 1 miliard e 273 milionë dollarë. “Arçelik” më parë ka qenë në vend të 8-të sipas renditjes së “Brand Finance”.