Trepça ndalë prodhimin

Nga 24 janar i këtij viti, miniera e Stan Tërgut dhe Artanës kanë mbetur pa licenca të shfrytëzimit.
Në mungës të kësaj licence prodhimi në ndërmarrjen Trepca do të ndalet.

Zyrtarë të gjigantit metalurgjik Trepça kanë  treguar përmes një njoftimi për media se dy minierat kanë aplikuar  me kohë për vazhdim të licencës sipas Ligjit për minierat dhe mineralet.
“Në pamundësi të prodhimit, në mungesë të licencës të shfrytëzimit, këto dy miniera, por edhe Trepça  në përgjithësi do të jetë në gjendje të rëndë financiare.

Përveç gjendjes së rëndë financiare, pa fajin e Trepçës , minierat do të vijnë në gjendje të rëndë  edhe për çështje të sigurisë, të vend shfrytëzimeve dhe në përgjithësi të minierës”, thuhët në njoftimin për media.

Sipas këtij njoftim të derguar nga ndërmarrja Trepca, kjo situatë ka krijuar vështërsi financiare për Trepçën dhe nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, do të jetë e pa përballueshme dhe me pasoja të pa parashikueshme për minierat e Trepçës.

“Kërkojmë nga Institucionet qendrore që të bëjnë reagim të shpejt, sepse mos vazhdimi i licencës, është duke çuara Trepçën në një pozitë të rëndë si në aspektin e sigurisë dhe atë financiar”.kohaislame
 
Artikulli paraprakGreqia i dorëzon Eurozonës programin e reformave
Artikulli tjetërKosova dhe investimet e mundshme Amerikane