Tregtia në NFT theu rekordin e mëparshëm, i cili ishte vendosur në gusht të vitit të kaluar.
OpenSea, e cila është qendra më e madhe tregtare në botë për NFT (Non-Fungible Token), theu rekordin e saj të mëparshëm për volumin mujor të tregtimit nga gushti i vitit 2021.
Gjatë janarit të këtij viti, OpenSea gjeneroi më shumë se 4.95 miliardë dollarë në platformën e saj kur bëhet fjalë për vëllimin e tregtimit të kriptomonedhave Ethereum.
Gjithashtu, gjatë muajit janar është realizuar volumi i tregtimit prej 79 milionë dollarësh në monedhën poligon, i cili ka thyer rekordin e mëparshëm prej 76 milionë dollarësh.
Në gusht 2021, tregu NFT shpërtheu dhe me këtë, vëllimi i tregtimit në dyqanet NFT u rrit.
OpenSea, si lojtari më i madh në këtë segment të tregut, në një moment regjistroi shitje deri në 233 milionë dollarë në vetëm 24 orë./telegrafi/