“Në tremujorin e parë të vitit 2020, tregu i automjeteve për përdorim tregtar në tregun e Bashkimit Evropian (BE) ka rënë me 23,2 për qind në 413.327 njësi, si pasojë e drejtpërdrejt e ngadalësimit të konsiderueshëm në muajin mars”,- njoftojnë nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Në kumtesë gjithashtu thuhet se “në mars të vitit 2020, kërkesa për automjete të reja për përdorim tregtar ra me 47,3 për qind në të gjithë BE-në, pasi masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit çuan në mbylljen e shitësve të automjeteve”.
Përderisa të gjitha tregjet e BE-së patën rënie në tremujorin e parë, katër tregjet e mëdha shënuar rënie dyshifrore: Spanja (-31,7 për qind), Franca (-26,9 për qind), Italia (-26,6 për qind) dhe Gjermania (-14.4 për qind).
Rënie shënoi edhe kërkesa për furgonë (-23,1 për qind), kamionë të rëndë (-26,9 për qind), automjete për përdorim tregtar të kategorisë së mesme dhe të rëndë (-24,8 për qind) dhe autobusë me (-10,3 për qind).
Vitin e kaluar, numri i automjeteve të reja të regjistruara në BE arriti në 2,55 milionë.