“Toyota” shiti 9.53 milionë automjete vitin e kaluar

Drejtoria e “Toyota Motor” tha se gjiganti japonez shiti 11.3 për qind më pak automjete në vitin 2020 sesa që kishte në vitin 2019

Tokio

Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota vitin e kaluar ka shitur 9.53 milionë automjete, me çka tejkaloi edhe konkurrentin gjerman Volkswagen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e “Toyota Motor” tha se gjiganti japonez shiti 11.3 për qind më pak automjete në vitin 2020 sesa që kishte në vitin 2019. Kjo është rënia e parë në shitje që kompania ka regjistruar në 5 vitet e fundit.

Në njoftim thuhet se vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19 është ulur edhe prodhimi për 14.1 për qind në raport me vitin e kaluar. Megjithatë, Toyota përfundoi vitin jashtëzakonisht të vështirë 2020 si lider botëror në numrin e automjeteve të shitura.

Nën Toyota janë edhe prodhuesit e automjeteve Daihatsu dhe kamionët Hino.

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen gjatë vitit 2020 ka shitur 9.1 milionë automjete, që është për 15.2 për qind më pak në krahasim me shitjet në vitin 2019. /AA/

Artikulli paraprak10 ‘katastrofat’ më të mëdha të marketingut në histori – Si strategjitë e gabuara i kushtuan miliona dollarë kompanive
Artikulli tjetër14 këshilla nga liderë për fillimin e një biznesi