Presidenti Erdoan kundër luhatjeve spekulative në kursin e këmbimit valutor, i bën thirrje shpesh herë botës si biznesit dhe popullit për të përforcuar monedhën kombëtare.
Thirrja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të këmbyer valutën me lirën turke, vazhdon të pasqyrohet gjerësisht edhe tek populli ashtu edhe tek bota e biznesit.
Thirrjes për përdorimin e lirës turke i ka ardhur mbështetje edhe nga gjigandi japonez i teknologjisë, Toshiba.
Drejtori Ekzekutiv i Toshibës për Turqinë, Hiroshi Tani tha se mbështesin Turqinë dhe lirën turke dhe në tenderët e sektorit privat filluan të përdorin lirën turke.
“Ne edhe më parë në tenderët e brendshme merrnim pjesë me lirën turke. Por pas thirrjes së bërë, edhe në sektorin privat, nëse vjen kërkesë nga klientët, e japim çmimin në lira turke. Ne si Toshiba mbështesim lirën turke” tha Hiroshi.
Presidenti Erdoan kundër luhatjeve spekulative në kursin e këmbimit valutor, i bën thirrje shpesh herë botës si biznesit dhe popullit për të përforcuar monedhën kombëtare.
Ekonomistët parashikojnë një lehtësim në lirën turke në periudhën në vijim.
Propozimi i Erdoanit për përdorimin e monedhës kombëtare në tregtinë me vendet e tjera është pritur pozitivisht nga Rusia, Irani dhe Kina.
Irani dhe Rusia ranë dakord për përdorimin e monedhës vendore në tregtinë reciproke.