Themelet e kodit etik islam

Organizatat, unionet dhe asociacionet (shoqëritë) e biznesmenëve anekënd botës, së fundmi, kanë zhvilluar kode biznesore. Këto (kode) përfshijnë kushte, marrëveshje, parime dhe kritere të cilat duhet të respektohen me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së bizneseve të tyre. Përpjekje të konsiderueshme janë bërë për të vënë kode të tilla. Megjithatë, perspektivës islame nuk i është dhënë haku i duhur, prandaj ekziston një nevojë dhe domosdoshmëri fetare dhe profesionale për perspektivën afruese.

Ky kapitull merret me themelet e kodit’ të sugjeruar, që do të thotë: kuptimin, objektivat, parimet, burimet që mbështesin ato dhe fundamentet e aplikimit të tij.

Kuptimi i kodit etik islam (Mithak)

Mithak, gjuhësisht nënkupton konventën, aleancën dhe zotimin e besnikërisë dhe përpikërisë. Kjo ilustrohet në Fjalët e Allahut të Madhë”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Allahun se Allahu di hollësisht për atë që veproni.” (El-Maide: 8)

“Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë Allahut dhe nuk e thyejnë zotimin.” (Er-Ra’d: 20)

Brezi i parë i muslimanëve ishin zotuar që t’u përshtaten obligimeve islame në marrëveshje dhe betime. Betimi i parë dhe i dytë i besatimit të Akabesë, janë shembuj të kësaj natyre.

Ajo e cila nënkuptohet me kodin etik islam në këtë kontekst, është betimi të cilin biznesmenët e ndërmarrin ndaj një grupi të caktuar etikash, d.m.th., etikës gjyqësore, etikës morale, etikës së mirësjelljes, etikës artistike, etj., të cilat shërbejnë si udhëzues për ta në biznes, standard për vlerësimin e performancës dhe penalizimin e tyre kurdo që shpërfillja dhe shkelja ndodh.

Termi etikë në këtë kod i referohet një seti parimesh dhe normash, të cilave biznesmenët duhet t’iu përmbahen në marrëdhëniet, sjelljet dhe marrëveshjet e tyre biznesore, me qëllim që t’i arrijnë brigjet e sigurisë; është gjithashtu kriteri për shpërblim ose ndëshkim.

Disa nga pikat më të rëndësishme të këtij kodi janë:

  1. Ai (kodi) buron nga burimet origjinale të Sheriatit dhe përputhet me të gjitha mesazhet e Allahut të Lartësuar.
  2. Ai adopton nocionin gjithëpërfshirës, siç i kushton vëmendje të gjitha llojeve të etikave, qofshin ato morale, artistike ose abstrakte.
  3. Fokusi kryesor i tij mund të jetë në sektorin biznesor. Megjithatë, sektorët tjerë mund të kenë dobi nga ai gjithashtu. Ky kod, po ashtu, konsiderohet të jetë projekt kulturor që kombinon origjinalitetin me modernizimin.
  4. Ky kod etik mund të aplikohet tek të gjithë biznesmenët pa ndonjë diskriminim bazuar në besim, racë, etnicitet, pasi që është në harmoni me natyrën njerëzore.
Artikulli paraprakKur ju pyesin “Sa e keni pagën?”
Artikulli tjetërSi ta dini nëse ia vlen të ndiqni një ide biznesi