Pandemia e Covid-19 bëri që institucionet arsimore të kalonin në mësim online ose të alternuar. Gati 90% e të gjitha shkollave në botë u mbyllën në pikun e pandemisë sipas një agjensie të OKB.
Nëse flasim për cilësinë e mësimit në Shqipëri në raport me botën, shifrat me të cilat do të hasemi janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Sipas një studimi nga “Lëvizja për Universitetin”, raportohet se 72% të studentëve shqiptarë nuk i konsiderojnë të përshtatshme video-takimet sipas orarit mësimor, ndërkohë që në SHBA, sipas një studimi të “Digital Promise”, titulluar “A NATIONAL SURVEY OF UNDERGRADUATES DURING THE COVID-19 PANDEMIC”, rezulton se vetëm 28% e studentëve të SHBA-ve nuk i konsiderojnë të përshtatshme këto takime online për të zhvilluar mësimin.
Ajo që vihet re gjithashtu, është fakti që ka një kërkesë të lartë të personave që kërkojnë të bëjnë kurse online që prej momentit që pandemia goditi botën.
Një shembull janë edhe personat që kërkojnë të ndjekin kurs gjermanisht online. Më parë këta persona i ndiqnin kurset nga afër, por tani duket se edhe pse e kanë mundësinë ta bëjnë këtë gjë, preferojnë t’i ndjekin ato online.
Ky efekt mendohet se lidhet me faktin se gjatë muajve ku njerëzit u përballen më së shumti me pandeminë si pasojë edhe e masave të rrepta që u ndërmorën nga qeveria, pra muajt mars, prill, maj, e tutje të vitit 2020, njerëzit u mësuan me fenomenin “online”.
Ajo çfarë bën më shumë përshtypje, është edhe fakti që të rinjtë, të cilët më parë preferonin të mësonin programim nëpërmjet kurseve, tashmë nuk e kanë më dëshirën t’i mësojnë këto nga afër, por prefefrojnë të bëjnë kurse programimi online, pasi sipas tyre e kanë më të thjeshtë të mësojnë nga komoditeti i shtëpisë së tyre dhe jo nga afër, sepse në esencë është e njëjta gjë për ta.
Kur flasim për kurset e gjuhës së huaj, ka qenë gjithnjë interesi që kurset e gjuhës gjermane të bëheshin online, sepse këto i kërkonin personat të cilët kishin emigruar për në Gjermani e nuk përballonin dot kostot e shtrenjta që kurset kanë atje. Por interesant është fakti që kurset online tashmë nuk kërkohen më vetëm për gjuhën gjermane, por ka shumë kërkesa edhe për kurs italisht online, ose edhe për kurs anglisht online.
Është për t’u habitur fakti se si kjo pandemi ka ndryshuar zakonet dhe përditshmërine e të gjithë njerëzve, që nga arsimi, e deri tek gjëra nga më të voglat si habia kur shohim në ndonjë film të vjetër njerëz që rrinë afër në turma të mëdha dhe pa maska. A thua se bota e mbante maskën qysh në fillimet e saj. A është arsimi dixhital e ardhmja? Kjo mbetet për t’u parë. /BM/