SHPJEGIMET: A është kredia superankthi i pandemisë dhe si operon pa kamatë një mikrofinancë në Kosovë?

Fatlumturia më e madhe në këtë kohë krize pandemike (aspekti ekonomik veç atij shëndetësor), është të mospaturit kredi në banka. Sidomos kur nuk je në shtet por privat.

Kreditë klasike, ato që njerëzit njohin më së shumti dhe që dominojnë në inisitivat e tyre financiare, janë “të pamëshirshme” në një aspekt thelbësor: banka gjithnjë fiton – klienti edhe mund të humbasë. Kjo vlen dhe për këtë kohë pandemie, një e papritur që sigurisht s’është marrë parasysh në asnjë rrethanë.

Në gjykimin tuaj, a i shihni kreditë, pra këstet bankare, si ndër kokëçarjet më të mëdha të njerëzve në këtë kohë pandemike, ku goditjen më të madhe e ka marrë ekonomia?

Nexhmedin Kahrimani prej vitesh ka themeluar një institucion financiar – TIM Invest – i cili vepron pa kamatë. Ndryshe nga bankimi klasik – ai me kamatë – ai thotë se bankimi në institucionin e tij merr në konsideratë të gjitha të papriturat në raportet me klientin, pa llogaritur pra faktin që s’ka kamatë.

Besoj se sikur edhe vështirsitë tjera që janë prezente në këtë kohë pandemie, edhe këstet mujore të pagesave të kredise janë një ndër kokëçarjet kryesore veçanërisht për sektorin privat të të punësuarve. Ndërsa të punësuarit në sektorin shtetëror nuk janë në të njëjtin nivel pasi ata i marrin rrogat e plota sikur edhe para pandemisë.

Në parim, a ka humanitet kredidhënia? Në dukje ngjan se po, gjersa dikujt i jepen para për një sipërmarrje apo për një blerje të nevojshme a domosdoshme, por ja, vjen një situatë e tillë e paparashikuar. Këtu është dhe pyetja: kredidhënia e kredimarrja e sotme, i bën të tilla parashkime?

Te kredidhënja sigurisht që ka humanitet në ato raste kur nuk ka kamatë (ngritje e çmimit të fundit) nga institucioni që e jep – banka, por në bankimin konvencional gjithandej një gjë e tillë nuk po ndodh. Sepse edhe në këtë kohë bankat kanë përfituar nga klientët pavarësisht shtyrjes së pagesave për një periudhë të caktuar kohore.

Ju praktikoni kredidhënien e kredimarrjen pa kamatë. Ku dallon ajo nga kjo forma klasike që predominon sot raportin mes bankës dhe individit?

Po, ne kemi 9 vite që japim kredi pa kamatë në tregun tonë – Kosovë, ku si para pandemisë edhe gjatë kësaj kohe, huamarrësit tonë nuk kanë paguar as një cent më shumë se sa ka qenë çmimi i fundit nga një shitje – kreditim i çfarëdoshëm. Nga kjo do të thotë se një kredimarrës gjatë periudhës së pandemisë nga kredia klasike ka paguar kamatëvonesë. Pavarësisht se i është bërë e mundur shyrja e pagesës për 3 ose 6 muaj, atij i është llogaritur kamatëvonesa gjithësesi, e cila i është paraqitur n ëshumën totale në planin e amortizimit të kredisë.

Tek ne, ç’do huamarrës icili nuk ka patur mundësi të paguajë sipas planit të amortizimit, nuk i është llogaritur asnjë cent shtesë, pavarësishtë a i është shtyrë kredia 3 ose 6 muaj. Do të thotë se bankimi tradicional edhe gjatë kohës së pandemisë ka përfitua nga huamarrësit e vet, ndërsa ne nuk kemi fituar, përkundrazi kemi humb për shkak se shpenzimet operative të rregullta, është dashtë t’i mbulojmëe dhe pse kohë pandemie.

Më konkretisht, bankimi pa kamatë e merr në konsideratë një të papritur të tillë, siç është pra një goditje ekonomike e kredimarrësit?

Natyrisht që po. Në këtë lloj kreditimi por edhe në jetë, asgjë nuk është e sigurt 100 përqind, kështu që edhe mundësinë e mospagesës momentale ne e marrim një rrezikun potencial që mund të ndodhë gjatë periudhës së kreditimit.

Si veprohet në të tilla raste?

E mirëkuptojmë kredimarrësin por në këstin e radhës – mundësia e parë që i vjen pas vështërsisë ta paguaëj obligimin që e ka ndaj nesh deri me atë ditë dhe vazhdojmë tutje sipas amort planit.

Në përvojën tuaj, a keni patur raste humaniteti ndaj ndonjë kredimarrësi me “fatkeqësi financiare”?

Sigurishtë që po. Kemi edhe produkte bankar të tilla: si p.sh. i japim huazim 500 euro për një periudhë të caktuar dhe në fund huamarrësi i kthen vetem 500 euro dhe asgjë me shumë. Kjo mundësi është shumë e limituar për shkak të portofolit tonë. Ne jemi shumë krenarë që në operimin tonë në gjithë këto vite nuk kemi patur vonesa mbi 30 ditë më shumë se 0,5%. Kjo do të thotë se edhe huamarrësit tanë janë shumë të ndërgjegjshëm për këtë huazim.

Pyetja finale: ju jeni institut financiar me formën e bankimit pa kamatë. Por nëse do ishit bankë, si vepronit në një rast të tillë (edhe pse është e njëjta gjë)?

Pavarësisht se çfarë niveli është një institucion, rregullat janë të njëjta në çfarëdo periudhe kohore dhe në ç’do vështirësi financiare të tregut të operimit në atë vend.

Premisa është gjithnjë fitimi, por a duhet që një bankë të llogarisë edhe humbjen?

Bankimi pa kamatë, ma mirë të themi se është një lloj tregtie ku blerjet dhe shitjet janë sikur tek një firmë e zakonshme ku blihet me shumicë dhe shitet me pakicë. Në këtë mënyre krijohet fitimi, nga i cili i lejohet kredimarrësit ta paguaj me këste – pritje, por gjithmonë është e paraparë edhe mundësia e dështimi të huamarrësit. Do të thotë se patjetër llogaritet edhe mundësia e humbjes.

A fiton gjithnjë forma e bankimit pa kamatë?

Sipas statistikave të tregut të ekonomisë globale, gjatë periudhës së krizës në vitin 2008 bankimi pa kamatë ka qenë shumë stabil në krahasim me bankimin konvencional edhe pse ka pasë vështërsi financiare në tregu botëror.

A ekziston ankthin i këstit të kredisë te një klient i bankimit pa kamatë?

Gjithësesi kredimarrësi e ka obligimin që huazimin e marrë duhet ta kthejë. Kjo edhe mund t’i shkaktoj ankth, por gjithmonë e ka më të lehtë kur e din se nuk do të paguaj kamatë, ose thënë ndryshe nuk do të paguaj më shumë se sa çmimin final të cilin e ka marrë nga kredidhënësi. Tani këtu kemi të bëjmë me një ndërgjegje të ngritur morale që duhet të ekzistojë në vetet tona për kryerjen e obligimeve të zotuara.

Artikulli paraprakKultura e Bereqetit kundër Kulturës së ngutisë: Si të fitosh më shumë ditë pa humbur shpirtin tënd
Artikulli tjetërSi të mbani punonjësit tuaj të shëndetshëm ndërsa ata punojnë nga shtëpia