Shitjet e paligjshme

Faceless thief or hacker stealing login password, money, email, privat messages and credit cards using virus. Flat criminal illustration of hacker coding bug to hack data. Internet security of thief

Shitjet e paligjshme duhet të përjashtohen nga biznesi, madje edhe nëse përfitimet janë të larta. Përfitimi i vërtetë vjen vetëm nga shitjet e lejuara. Suneti na ka dhënë një llogaritje të detajuar të këtyre shitjeve të paligjshme, së bashku me fukahatë (juristët islam), të cilët ua kanë kushtuar shumë kapituj këtyre gjërave. Llojet më të përhapura të shitjeve të ndaluara janë ato të cilat bëhen me armiqtë dhe ato të cilat bazohen në kamatë, shfrytëzim, mashtrim, kontrata të rreme, e kështu me radhë.

Kur’ani Famëlartë thekson obligimin e ndërprerjes së shitjeve të paligjshme, kur thotë:

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju.” (En-Nisa: 29)

Adresimet në Sunet përfshijnë shumë hadithe të cilat e elaborojnë këtë. I Dërguari [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Mos mbillni zili e as mos urdhëroni ngritjen e çmimeve. Mos mbillni neveri (mospëlqim) dhe mos ndërhyni në ato transaksione kur të tjerët veçse kanë ndërhyrë, dhe bëhuni vëllezër dhe robër të Allahut. Muslimani është vëlla i muslimanit. Ai as nuk i bën padrejtësi, as nuk e poshtëron e as nuk e nënçmon atë. Devotshmëria është këtu (derisa e thoshte këtë, ai e drejtoi gishtin kah gjoksi tri herë). Vërtet, është mëkat i madh për muslimanin që ta poshtërojë vëllain e tij muslinian. Të gjitha gjërat e muslimanit janë të shenjta për vëllain e tij musliman: gjaku, pasuria dhe nderi i tij. ”

Gjithashtu, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

Shmanguni asaj që ua ndaloj (ta veproni) dhe veproni atë të cilën ju urdhëroj (ta veproni) sa më shumëqë keni mundësi.”64

Sa i përket ndalimit të monopolit, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Ai i cili e monopolizon një mall, duke synuar rritjen e çmimit të atij (malli), është mëkatar.”

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar El-Ajnah-un ose shitjen e rreme (shitjen për grumbullimin e të hollave në vend të zotërimit të mallrave). Kjo qartazi mund të shihet nga hadithi vijues, në të cilin Pejgamberi [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Në qoftë se njerëzit ndalen së dhëni lëmoshë, praktikojnë El-Ajnah-un, ndjekin bishtat e lopëve dhe tërhiqen ose zmbrapsen nga lufta në rrugën e Allahut, ata do t’i sjellin vetvetes mallkim dhe vuajtje e pikëllim, derisa t’i kthehen Zotit të tyre.”

 

Shitjet e ndaluara rezultojnë në uzurpinune pasurisë së të tjerëve, gjë që krijon një gjendje të disbalancit në tregje dhe biznes. Kjo shkakton humbjen e të drejtave, përhapjen e çrregullimit, zilinë, urrejtjen, gënjeshtrën, bixhozin dhe veset tjera. Biznesmenët të cilët besojnë se biznesi duhet të mbështetet mbi konfiskimin e mundësive, qoftë nëse mundësia është ligjore ose jo, duhet ta dinë se mundësitë e tilla nuk sjellin asgjë pos var- fërisë, dobisë së përkohshme. Përderisa, ajo e cila është e lejuar, është më e mirë dhe më e qëndrueshme.

Artikulli paraprakÇështjet e dyshimta
Artikulli tjetërMorali i keq