Siç u njoftua në qershor, në Google Maps do të shfaqen hartat e detajuara. Për momentin ato janë të disponueshme vetëm për katër qytete: San Francisko, Tokio, Nju Jork dhe Londër. Ato tregojnë me saktësi disa detaje si vende ku rruga merr hark, bimësinë, madje edhe vizat e bardha dhe ishujt për këmbësorët.
Këto detaje mund të ndihmojnë si këmbësorët, turistët por edhe njerëzit me aftësi të kufizuara për të studiuar rrugën. Pamja e detajuar është duke u shpërndarë në server dhe duhet të shfaqet te pajisjet e pjesës më të madhe të përdoruesve në ditët e ardhshme. Deri më sot, te hartat e Google mungonin të dhëna për këmbësorët si për shembull vijat e bardha. Kjo do të ndryshojë edhe në llogaritjen e rrugëve më këmbë.
Natyrisht Google duhet të shtojë edhe qytete të tjera në muajt e ardhshëm, por për momentin nuk ka informacione zyrtare.