Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak ka paralajmëruar për risqe në transmetimin e gazit që shpërndahet në Evropë dhe Turqi përmes Ukrainës gjatë stinës së dimrit.
Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak tha se Ukraina nuk ka depozituar mjaftueshëm gaz natyror përpara dimrit.
“Momentalisht temperaturat e motit janë duke vazhduar nën normalen. Për këtë arsye ka disa rreziqe në lidhje me gazin që dërgohet”, shtoi Novak.
Në një deklaratë të mëparshme Novak kishte thënë se Ukraina për të mos u përballur me probleme gazi në periudhën e dimrit duhet të depozitojë ekstra 2 miliardë metra kub.
Evropa rreth 15% të nevojave që ka për gaz natyror i përballon nga gazi që importon përmes tubacioneve që kalojnë nga Ukraina, kurse Turqia përmes këtij tubacioni përballon rreth 30% të gazit që konsumon.