Çmimet e grurit ranë të mërkurën menjëherë pasi Rusia njoftoi se po i rikthehej zbatimit të marrëveshjes për korridorin e shpërndarjes së grurit në Detin e Zi, të arritur në korrik.
Çmimet e grurit në Bursën e Çikagos ranë 6.5 për qind në 8.4 dollarë për buhel.
Çmimet e misrit u ulën me 2.3 për qind në 6.8 dollarë për buhel, pasi arritën nivelin më të lartë në tre muaj të hënën.
Të shtunën, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejonte eksportin e grurit ukrainas, duke akuzuar Kievin për sulmin ndaj Flotës ruse të Detit të Zi.
Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje në Stamboll për eksportin e grurit nga tre porte ukrainase në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar nga lufta ruso-ukrainase që filloi në shkurt. Rreth dhjetë milionë tonë drithë u eksportuan si pjesë e marrëveshjes./tesheshi/
Comments are closed.