Është e vështirë të lexosh për sagën e momentit të Martin Shkrelit, themeluesin e fondit mbrojtës dhe CEOn e kompanisë farmaceutike, pa ndjerë nevojën e menjëhershme për të bërë një dush.
Shkreli u “shfaq në skenë” në fillim të këtij viti kur kompania e tij Turing Pharmaceutical përvetësoi të drejtat e medikamentit Daraprim për pacientët e prekur me HIV/AIDS dhe e rriti çmimin e tij me 5000%, nga 13,53$ për dozë në 750$ për dozë.
Shumë menduan se historia do mbetej me kaq, por mjerisht nuk qe ky rasti! Më 17 Dhjetor të 2015-ës, Shkreli u arrestua në New York nën akuzat për mashtrime me sigurinë. Lajmi mbuloi kopertinat e gazetave dhe u pasyrua gjerësisht në media, ndërsa njerëzit patën njëfarë kënaqësie me mjerimin ligjor të zotit Shkreli. Personazhi publik i Shkrelit ishte aq i bezdisshëm dhe kontroversial saqë bëhej fjalë për çështje kohe para se të “bëhej e keqja e vetes.” Sipërmarrësit dhe liderat mund të mësojnë shumë nga kjo situatë.
Me pak fjalë, kishte të drejtë Google: “Mos u bëj i keq.”
Bëhu i ndërgjegjshëm
Një gjë që kam vënë re te zoti Shkreli është mungesa e pabesueshme e vetëndërgjegjësimit që demonstroi në lidhje me mediat. Kam zbuluar se ky është një tipar i përbashkët i shumë njerëzve që sillen keq.
Autorët e veprimeve agresive ose “shurdhe” motivohen nga motivues që ndodhen në subkoshiencën e tyre dhe dështojnë që të kuptojnë se sa dëm u shkaktojnë marrëdhënieve dhe organizatave ku bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, kur individët janë të ndërgjiegjshëm mjaftueshëm për të njohur veprimet e tyre, njerëzit tentojnë t’i falin.Hapi i parë drejt vetë-ndërgjegjiësimit është të njohësh dhe të jesh i hapur ndaj gjërave që shkaktojnë stres, ankth dhe negativitet në jetën tënde. Duke filluar nga këtu është e mundur të kuptosh se je duke gabuar.
Një nga tiparet më të dobishme dhe të admirueshme të sipërmarrësve është aftësia për të pranuar gabimet e tyre dhe për të ecur përpara.
Qëndroni kokëulur
Askujt nuk i pëlqen të merret me egomaniakë. Ka disa gjëra sepse ca njerëz e shohin veten më të mirë se të gjithë të tjerët. E di, kam qenë edhe vetë fajtor për këtë. Në të njëzetat e mia të hershme, kisha njëfarë suksesi në karrierën time dhe isha krenar për veten time. Siç e kam thënë edhe më parë, babai im (një biznesmen i suksesshëm) më merrte mënjanë dhe më inkurajonte për të qenë kokëulur.
“Të gjithë rrëzohemi në një moment të caktuar,” më thoshte ai, “qëndro modest, se në këtë mënyrë njerëzit që do kesh përreth do të duan të të ndihmojnë të ngrihesh sërish, dhe jo të të rrëzojnë.”
Fjalët e babait më kanë mbetur në mendje dhe vazhdojnë të thonë të vërtetën. Të përqafosh modestinë ju ndihmon që njerëzit të kenë prirjen për t’ju ndihmuar kur dështoni, dhe jo t’u bëhet qejfi për fatkeqësinë tuaj./ Shkruar nga Chris Myers, themelues startupesh dhe autor i Forbes.
Comments are closed.