“Paratë e gatshme do të duhen edhe për një kohë të gjatë”. Kështu thotë shefi i kompanisë së njohur zvicerane, “Orell Füssli”, Daniel Link.
Kompania tradicionale Orel Füssli prodhon veç tjerash edhe kartëmonedhat zvicerane, shkruan srf.ch.
Prodhimi i kartëmonedhave po rritet çdo vit me nga 4 për qind në të gjithë botën, është shprehur Link të mërkurën në konferencën e investitorëve “Investora” në Cyrih.
Kreu i kompanisë sheh faktorë të ndryshëm për këtë rritje, , transmeton albinfo.ch.: Nga njëra anë, që nga viti 2008 paraja ka fituar rëndësi si një lloj “depoje me vlerë”.
Ndërsa nga ana tjetër, një e treta e njerëzve në botë nuk kanë një llogari bankare dhe prandaj varet nga paraja e gatshme.
Në përgjithësi, 80 për qind e popullsisë së botës vazhdon të përdorë akoma para në dorë.
Kërkesa për kartëmonedha është pra e shëndetshme, ka shtuar shefi i Orel Füssli, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, kriza e koronës ka treguar gjithashtu se ka kërkesë në rritje për valutat dixhitale.