Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ka krijuar tashmë krizë jashtëzakonisht të rëndë për tregjet financiare globale. Kriza është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.Efekte e pandemisë kanë reflektuar në tregjet financiare globale.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili ka nën menaxhim kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë po pëson një rënie të investimeve të parave jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.Me datë 30 mars 2020, Trusti deklaroi se ka nën menaxhim 1,904,429,229 euro. Vetëm një ditë më pas, me datë 1 prill, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 1,895,829,608 euro. Pra, brenda një dite, ky institucion pati një humbje të madhe nga kthimi i investimeve në vlerë prej 8, 599, 621 euro.
Trusti e kishte mbyllur vitin 2019 me gjithsej mjete nën menaxhim 1,966,956,583 euro. Për katër muaj, humbje nga investimet kanë qenë 71, 126, 975 euro.FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë.