Kamata (Ribaja)
Kamata është, përfundimisht, praktikë e ndaluar në Islam. Ajo duhet përjashtuar nga të gjitha transaksionet, qoftë qindarka (para të thata) apo çfarëdo qofshin ato, me qëllim investimi ose për konsum. Arsyeja pse kamata konsiderohet fetarisht e ndaluar, është se ajo vështirëson qarkullimin e të hollave, shpie në ngritjen e çmimit, në inflacion dhe papunësi. Kjo është një lloj i shfrytëzimit të nevojave të njerëzve. Në fakt, disfavoret e saj janë të pakufishme dhe të pafundme. Njerëzit të cilët e praktikojnë kamatën, bëhen të dobët dhe të varur, e madje edhe e humbin oreksin për ndërmarrje, e cila konsiderohet si shtyllë e biznesit të ligjshëm.
Ajeti kur’anor vijues është dëshmi për ndëshkimin e kamatës:
“Dhe çka të jepni nga pasuria për të shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet te Allahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).” (Er-Rum: 39)
Allahu i Madhërishëm i referohet kësaj çështje në dy raste në suren El-Bekare. Ai, Fuqi- ploti, thotë:
“Allahu ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën (ribanë).” (El-Bekare: 75)
“Allahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.” (El-Bekare: 276)
Ka shumë tregues në Sunet, të cilët e ndalojnë kamatën.
I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na paralajmëroi për të kur tha:
“Allahu e ka mallkuar atë që e merr kamatën (ribanë), atë që e jep kamatën, atë që e shkruan kamatën dhe dëshmitarët e saj. ”
Në një hadith tjetër, ai na urdhëron që të përmbahemi dhe t’i shmangemi kamatës, e cila konsiderohet si një nga shkeljet më të rënda. Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Shmanguni shtatë mëkateve shkatërruese…”
Në mesin e këtyre mëkateve shkatërruese, i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e përmendi konsumimin e kamatës.
Shmangia e kamatës rezulton në rrjedhjen e të hollave, stabilitetin e transaksioneve, qëndrueshmërinë në përballjen e krizave dhe në ndjenjën e sigurisë ndaj falimentimit. Marrëdhëniet biznesore pa kamatë sjellin më pak shpenzime dhe më shumë përfitime.
Duke shmangur kamatën, neve mund të shmangim një luftë të sigurt me Allahun Fuqiplotë, dhe si rrjedhojë do ta pasojmë shtegun e bindjes.