NGA VITI I ARDHSHËM PRITET TË ULEN TARIFAT PËR REGJISTRIM TË AUTOMJETEVE

Nga viti i ardhshëm do të ulet çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm për automjetet.

Kjo paralajmëruar gjatë një konferencë në Bankën Qendrore në të cilën u paraqiten zëvendësguvernatori për Mbikqyrje financiare dhe Valon Prestresh i cili është kryetar i Autoritetet të Konkurrencës.

Po ashtu u theksia se do të bëhët liberalizimi i tregut në këtë industri, njofton Insajderi.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë edhe rritjen e tarifave dhe rritjen e shpenzimeve të kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”.

“Gjatë këtij viti mundohemi ta arrijmë një pajtueshmëri me kërkesat rregullative. Procesi i rregullimeve të industrisë së sigurimeve BQK e ka pasur prioritet të përbashkët me institucionet financiare që çështja e kapitalizmit të zgjidhet njëherë e mirë”, tha Havolli.

Ndërsa  i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, deklaroi se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”.

“Ne si AKK dhe BQK jemi duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandim profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimit të këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha ai. /Insajderi

Artikulli paraprakGeneral Electric planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr
Artikulli tjetërProdhimi global i çelikut shënon rritje të lehtë në gusht