Nga frenimi i konsumit, tek kujdesi për të tjerët, Ramazani ka mësime për të gjithë ne

Për muslimanët dhe jomuslimanët njësoj, parimet thelbësore të muajit të shenjtë mund të na ndihmojnë të arrijmë ndryshime shoqërore dhe personale.

Ramazani ka arritur dhe muslimanët anembanë botës po fillojnë një udhëtim shpirtëror njëmujor: ditë të cilat muslimanët i kalojnë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet, dhe netët kalojnë në lutje dhe në meditim. Xhamitë mbushen me jetë ndërsa hapen dyert e tyre për të rinjtë dhe të moshuarit, fytyra të njohura dhe të reja që qëndrojnë krah për krah, duke recituar të njëjtat fjalë sikurse më shumë se një miliardë musliman të tjerë anembanë globit.

Ky është Ramazani i parë në dy vitet e fundit, që ne mund të jemi bashkë fizikisht, por shtëpitë tona duken të zbrazura nga mungesa e atyre diteve të vjedhura nga Covidi, kur u detyruam të mos prezentojmë në Xhamia, dhe për shumë njerëz këtë vit, ushqimet e iftarit do të jenë më të pakta, për shkak të krizës së kostove të jetesës gjerësa, rreth 50% e shteteve muslimanëve jetojnë në varfëri.

Është një keqkuptim i zakonshëm që Ramazani ka të bëjë me ushqimin. Në të vërtetë, bëhet fjalë për vdekjen e trupit për t’i hapur rrugë të ushqyerit e shpirtit. Duke i privuar përkohësisht trupat tanë nga ajo që u nevojitet, ne krijojmë hapësirë për anën shpirtërore dhe reflektimin, bujarinë dhe disiplinën, që të lulëzojnë në shpirtat tanë.

Ndoshta ne të gjithë që i takojmë kësaj epoke, mund të bëjmë më shumë aty ku uni është suprem. Kujdesi për veten dhe individualizmi, aspekti personal dhe vetë-mjaftueshmëria – ne jetojmë në një epokë individualiste ku termi “unë” është para termit “ne”. Pandemia na dha një pushim të shkurtër nga kjo, pasi ne duartrokitëm në pragun e shtëpisë sonë dhe biseduam me njerëzit, të cilët i kishim injoruar më parë. Por kjo nuk zgjati edhe shumë. Shpejt iu kthyem shmangies së kontaktit sy më sy në rrugë dhe kapërcimit të njerëzve të pastrehë, sikur ata të ishin të padukshëm.

Ramazani i detyron muslimanët të ruajnë rëndësinë e komunitetit. Ne ndajmë ushqimin me fqinjët dhe japim bamirësi brenda mundësive tona: qoftë një buzëqeshje për një të huaj apo para për ata në nevojë. Me një krizë të kostos të jetesës aq ekstreme saqë njerëzit duhet të reduktojnë produktet në tavolinën e ushqimit sepse nuk mund të përballojnë energjinë elektrike për t’i gatuar ato, imagjinoni sikur të mishërohej norma shoqërore e shpirtit të Ramazanit dhe të dhuroheshin të mirat aq lirshëm sikur që Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë, “as dora jote e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë e djathta jote”.

Imagjinoni sikur një familje e detyruar të zgjidhte mes ngrohjes dhe ngrënies, të hapte derën e tyre dhe të gjente një pako me ushqim të gatuar në pragun e derës së tyre, të dhuruar nga një fqinj i tyre anonim.

Kur varfëria shkaktohet nga shteti, e prodhuar përmes shkurtimeve buxhetore dhe ndryshimit të politikave, neve na duhet që të miratojmë ndryshimin. Një hadith i famshëm na kujton se askush nuk mund ta quajë veten musliman nëse barku i tij është plot, ndërsa fqinji i tij është i uritur. Po sikur të gjithë të jetonim me këtë ndjenjë? Shpërndarja e pasurisë është thelbësore për të kuptuarit e drejtësisë sociale nga ana e çdo muslimani.

Ne jemi të detyruar të dhurojmë një prag të caktuar për bamirësi, e që është 2.5% të pasurisë sonë. A mund ta imagjinoni potencialin për ndryshim nëse miliarderët e botës dhurojnë qoftë edhe 1% të pasurisë së tyre çdo vit?

Interesimi ndaj gjërave të pakuptimta po shkatërron planetin tonë, po thyen shoqëritë tona, po mbush plotë xhepat e të pasurve dhe po skllavron të varfërit. Një pakicë konsumon aq shumë saqë nuk mjafton për shumicën tjetër. Ashtu si agjëruesi që duhet të kontrollojë kënqësinë e tij, ndoshta në të njëjtën mënyrë, ne të gjithë mund të përfitojmë nga frenimi i oreksit tonë të pangopur për të fituar vazhdimisht gjithnjë e më shumë.

Kur trupi ynë është i uritur për ushqim, natyra jonë e vërtetë zbulohet. Zemërimi, xhelozia dhe lakmia jonë janë të dukshme dhe ne jemi të detyruar të luftojmë me to dhe t’i kapërcejmë. Diskursi popullor rreth kujdesit për veten pohon se ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë veten – se nëse të tjerët nuk e miratojnë ndryshimin, ne i “injorojmë” ata për shkak të vetë-pëlqimit tonë. Por askush nga ne nuk është i përsosur: të gabojmë dhe të përmirësohemi janë ato që na bëjnë njerëz.

Kur gjithçka rrotullohet rreth vetes tonë, ne ndalojmë të marrim përgjegjësinë për tu përpjekur të jemi më të mirë. Ramazani na kujton të gjithëve se analiza e vetvetes është jetësore dhe e shëndetshme. Më pak “çfarë dua unë?” dhe më shumë “si mund të jem më mirë?”.

Nëpërmjet mishërimit të parimeve thelbësore të Ramazanit, ne jemi të detyruar të shqyrtojmë se si mund të përpiqemi për ndryshime personale dhe shoqërore. Dhe në kombin tonë gjithnjë e më armiqësor, të polarizuar dhe të padrejtë, ne kemi nevojë për këtë tani më shumë se kurrë. /theguardian/

Autor: Nadine Asbalimësuese e shkollës së mesme në Londër.

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakMARRËVESHJET sipas rregullave Islame- Mesh’hur Hasen
Artikulli tjetërIdetë kryesore nga libri “Limitless” -Jim Kwik / PJESA E PARË