Deri në 37.82 përqind të transaksioneve ndërkombëtare të parave tashmë bëhen me monedhën evropiane, njoftoi Bloomberg, duke cituar të dhëna nga Shoqata Botërore e Telekomunikacioneve Financiare Ndërbankare (SWIFT). Shoqata përfshin 200 shtete dhe 11,000 institucione financiare.
Euro pasohet nga dollari amerikan, paundi britanik, jeni japonez dhe dollari kanadez, i cili e shtyu juanin kinez nga pozicioni i pestë, shkruan Sputnik2.
Përdorimi i dollarit nga dhjetori i kaluar deri në tetor të këtij viti u ul me 4.6 përqind, kështu që tani ai zë 37.64 përqind të aksionit.
Në të njëjtën kohë, euro u rrit me 6 për qind.
Dollari amerikan mbeti në vendin e parë kur bëhet fjalë për kreditë. Ekspertët e shohin krizën ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe luftës tregtare me Kinën si arsyet e kësaj rënie të dollarit në listën e monedhave më të rëndësishme.
Që nga kulmi i tij në mars, dollari ndërkohë është dobësuar me 11 përqind dhe ekspertët thonë se ai pasohet nga një rënie e mëtejshme. /tesheshi.com/