Mashtrimet e ‘Eurosig’-ut

Dëmet që i janë shkaktuar nga vërshimet kuzhinës së lokalit “Apartament”, i cili gjendet në qendër të Prishtinës, llogaritet të jenë mbi 7 mijë euro. Ndërkaq, kompania e sigurimeve “Eurosig”, ku ka qenë i siguruar lokali, pronarëve u ka ofruar një kompensim qesharak prej 324 euro

Ermir Shala, pronar i lokalit “Apartament”, i cili gjendet në qendër të Prishtinës, po ndihet i mashtruar nga kompania e sigurimeve “Eurosig”, ku në këtë kompani ai ka të siguruar dy bizneset e tij. Shala thotë se për sigurimin e “Apartament”, pa përfshirë këtu punëtorët brenda një viti paguan 495 euro, por, sipas tij, kompania nuk po i përmbahet kontratës që ai ka nënshkruar.

Sipas Shalës, në qershor të këtij viti vërshimet që ndodhën në Prishtinë, i shkaktuan atij dëme të konsiderueshme në kuzhinën e lokalit. Ai thotë se menjëherë pas kësaj ka njoftuar zyrtarët e kompanisë “Eurosig”, të cilën kanë dalë në vend të ngjarjes. Por sipas tij, vendimi i kësaj kompanie për kompensim të dëmit është ofendues.

“Gjatë vërshimeve të muajit qershor, dëmet në kuzhinën e lokalit nga vërshimet llogaritet të jenë mbi 7 mijë euro. Ndërkaq, zyrtarët e kësaj kompanie, mua më kanë ofruar një dëmshpërblim qesharak prej 324 euro të cilin nuk e kam pranuar”, thotë i dëshpëruar Shala.

Image

Image

Artikulli paraprakHoti: Nuk i kemi siguruar mjetet për pensionet e veteranëve
Artikulli tjetërLeku zhvlerësohet ndjeshëm ndaj euros dhe dollarit