Kur janë paraqitur bankat e para ?

Banka është një institucion i rëndësishëm që ka ngjajshmëri me organizatat ekonomike, mirëpo njëkohësisht ka edhe specifikat e saj, të cilat bëjnë që të ndahet nga grupi i organizatave ekonomike dhe të radhitet në grupin e institucioneve të vecanta të një ekonomie.

Parashtrohet pyetja se kur janë paraqitur bankat e para?

Gjurmët e para të bankave i gjejmë kah viti 3000 para e.s në Azinë Qendrore në civilizimin e sumerëve. Pllakëzat e argjilit, të cilët janë gjetur në “Tempullin e kuq” në Ournok, paraqesin fillet e aktivitetit banker të priftërinjëve sumeranë, që kishte për qëllim zhvillimin e bujqësisë dhe të tregtisë në viset rreth tempujve.

Zbulime të ngjajshme janë bërë edhe në tempujt e Erdionit, në Qipro, e sidomos në Babiloni.Në tempujt e Babilonisë janë kryer punët e këmbimit të parave dhe depozitmit, si dhe huazimi i parave me kamatë dhe kryerja e pagesave në lloagiri të komitentëve.

Parashtrohet pyetja se a thua këto “Banka të shenjta” kanë qenë të ngjajshme me bankat e sotme?Në bazë të dokumenteve të gjetura mund të nxirret konkluzioni se priftërinjtë e tempujve antikë kanë kryer operacionet, të cilat janë shumë të ngjajshme me punët bankare të bankave të sotme.Ata janë kujdesur për kthimin e huasë, si dhe për aftesinë kreditore të personit, të cilit I është dhënë huaja.

Priftërinjtë babilonas e kanë njohur edhe hipotekën ,gjë që shihet nga Ligji I Hamurabit i viteve 1955-1913 para e.s., i cili kodifikoi praktikën e tempujve si dhe të pronarëve të tokave.
Në këtë kohë paraqiten edhe shtëpitë bankare të quajtura Tezarunë. Prej emrit të këtyre shtëpive rrjedh shprehja e sotme tezaurimi, që do të thotë tërheqja e ndonjë malli apo e parave nga qarkullimi.

Pra, bankat e para ishin institucione për këmbimin e parave, të cilat tërë punën e kryenin në një tavolinë ose dyqan të vogël, i cili ishte i vendosur në vendin më frekuentues, duke u ndihmuar kështu udhëtarëve që vinin në qytet t’i ndërrojnë monedhat e huaja me paratë e vendit.

/studentet/

Artikulli paraprakPërmirësimi i Procesit
Artikulli tjetërKëshillë biznesi: merrni një rrezik në ditë