Kryeministri kërkon nga BERZH-i mbështetje për hapjen e vendeve të punës

Kryeministri Isa Mustafa, priti zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Phil Bennett, me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapat që po ndërmerr Qeveria në këtë drejtim.
 
Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi zëvendëspresidentin e BERZH-it për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj, për reformat fiskale dhe reformat e përgjithshme në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.
 
Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe njëkohësisht ka kërkuar mbështetjen e BERZH-it në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, duke përfshirë sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të kenë ndikim në hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.
 
Kryeministri falënderoi BERZH-in për përkrahjen e projekteve konkrete në Kosovë, në infrastrukturë si dhe në mbështetjen e iniciativave biznesore.
 
Ndërkaq, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Phil Bennett, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar lartë progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
 
Bennett foli edhe për projektet e BERZH-it dhe përkrahjen e mëtutjeshme që mund të ofrojë për Kosovën.kohaislame
Artikulli paraprakVuçiq: Bizneset serbe që investojnë në Kosovë do të lirohen nga taksat
Artikulli tjetërZyrtare: Ja sa milionë euro do t’i fal Qeveria e Kosovës