Apple shiti 20 milionë pajisje më shumë se Samsung në tremujorin e fundit dhe presioni ndaj gjigantit koreane është një nga arsyet kryesore pse Samsung lëshoi Galaxy S21 shumë më herët këtë vit.
iPhone 12 i Apple arriti vjeshtën e kaluar me një seri përmirësimesh të reja dhe 5G që e përgatitën atë për shpejtësi të reja ekstreme, por edhe për rezultate ekstreme të shitjeve.
Apple njoftoi dje se ata kanë fituar 66 miliardë dollarë në shitjet e telefonit në tremujorin e fundit, që është një rritje prej më shumë se nëntë miliardë krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Telerafi.
Përveç kësaj, Apple fitoi deri në 111 miliardë dollarë në tremujorin e fundit – një rekord për kompaninë.
Shumë kanë vendosur të azhurnojnë telefonat e tyre të vjetër dhe kjo e ka ndihmuar Apple të hidhet në krye të listës së prodhuesve botërorë në tremujorin e fundit, sipas një raporti të Counterpoint. Apple ka shitur 20 milionë pajisje më shumë se Samsung, dhe presioni ndaj gjigantit koreane është një nga arsyet kryesore pse Samsung hapi serinë e telefonave Galaxy S21 shumë më herët këtë vit.
Duke parë vetëm tremujorin e fundit, përveç ndryshimit në krye, duhet të theksohet edhe rënia e Huawei në vendin e gjashtë, falë sanksioneve të SHBA-së. Kjo u shfrytëzua nga Oppo dhe Vivo të cilët shtynë përpara Huawei.
Sipas të dhënave më të fundit të lëshuara nga IDC Worldwide Quarterly Phone Mobile Tracker për tremujorin e katërt të vitit 2020, Xiaomi mbeti në vendin e tretë në tregun global të telefonave inteligjentë me një total prej 43.3 milionë dërgesash, që përfaqësojnë 11.2% të tregut dhe 32% rritje dhe 25.8% gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/