Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank theksoi se industria turke e ka provuar veten në periudhën e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank në një deklaratë që bëri në qytetin e Bursës tha se industria turke e ka provuar veten në periudhën e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
“Industria turke e provoi veten në pandemi. Ajo e tregoi forcën që ka me kapacitetin e saj për ndërhyrje emergjente. Kjo tregon se si mund të zhvillohen në ditë të vështira zgjidhjet inovative”,- u shpreh ministri Varank.
“Në muajt e ardhshëm, ne do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm për të marrë pjesën më të madhe të zinxhirëve globalë [me vlerë të madhe të shtuar] dhe për të tërhequr investime të huaja në vendin tonë. Me Zyrën e Investimeve të Presidencës, ne jemi duke përgatitur Strategjinë për Investimet e Huaja Direkte”, informoi Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank.