India po planifikon të paraqes ligjin i cili do të ndalojë kriptovalulat siç është bitcoini dhe të fus në sistem një valutë zyrtare digjitale të lëshuar nga banka qendrore.
Ligji parashihet të “krijoj një sistem lehtësues për krijimin e monedhës zyrtare digjitale që do të lansohet nga Banka e Indisë”, thuhet në agjendën e Qeverisë të publikuar të premten.
Nga mesi i vitit 2019, një panel i Qeverisë indiane kishte rekomanduar ndalimin e kriptovalutave dhe dënim prej 10 vjetësh burg e gjoba të majme për ata që do të merreshin me këto valuta.
Megjithatë, në mars të vitit 2020, Gjykata Supreme në Indi kishte lejuar bankat që të kryenin veprimtari me kriptovalutat duke filluar nga shkëmbimet e deri te shitjet.