Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shtator 2020

Inflacion me rënie edhe në shtator 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2020, viti bazë 2015=100

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin shtator 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin gusht 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-9.3%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-0.4%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës); pushime të organizuara (-2.3%); shërbime hoteliere (-06%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (4.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.9%)-(ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2020 me muajin shtator 2019 ishte (-0.4%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.4%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin shtator 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%); pemë (-3.5%); veshje (-1.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (-5.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.5%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4) për qind në IHÇK.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.1%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.9%); duhan (2.2%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.7%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); kujdes personal (2.1%); sigurime (19.7%)-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK.

 

Artikulli paraprakApple humb 81 miliardë dollarë pas zbulimit të iPhone 12 të ri
Artikulli tjetër3 Arsye Pse Ti Nuk Po Arrin Atë Që Do!