Indeksi i Bursës së Stambollit BIST 100 shënoi rritjen më të madhe që nga maji i vitit 2013 e këndej, ndërsa në indeksi bankar është rritur për 0.86 për qind
STAMBOLL (AA) – Indeksi i Bursës së Stambollit BIST 100 është rritur për 0.67 për qind, që për 92.651,70 pikë filloi ditën me shkallën më të lartë gjatë 47 muajve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Indeksi i Bursës së Stambollit BIST 100 shënoi rritjen më të madhe që nga maji i vitit 2013 e këndej, ndërsa në indeksi bankar është rritur për 0.86 për qind.
Kur është në pyetje indeksi i sektorëve, rritje më të madhe ka shënuar indeksi industrial i metaleve bazë me 1.96 për qind, ndërsa rënie më të madhe ka pasur indeksi i sektorit sportiv me 1.72.
Analistët theksojnë se vlerësimet e bankave të huaja investuese se lira turke është e lirë pozitivisht ndikon në tregun vendor, që do të thotë se investitorët vendor dhe të huaj edhe më tej janë të interesuar për investime.
Vlera e dollarit amerikan kundrejt lirës turke në ditën e parë të kësaj jave, konkretisht një ditë pas referendumit në Turqi, ka shënuar rënie edhe është 3.6250 që është për 1.95 për qind më pak se në krahasim me vlerën e dollarit kundrejt lirës gjatë ditëve të kaluara.
Analistët besojnë se ky trend mund të vazhdojë edhe në të ardhmen për të ndjekur ndryshimet e rëndësishme në aspektin e menaxhimit strategjik politik.