Grekët e kanë euron të sigurt

Sipas ekspertëve pritet që BE-ja do të miratojë edhe një program të tretë ndihmash për grekët.
Prej javësh dhe muajsh parashikohet një falimentim kombëtar i Greqisë.

Megjithatë Athina ia ka dalë t’i përmbushë detyrimet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë. Kjo nuk lidhet me të ardhurat tatimore të vendit. Mbijetesa e Greqisë lidhet sidomos me Bankën Qendrore Evropiane (BQE).

“Bankat greke furnizohen aktualisht nga BQE me para, të cilat i përdorin për të blerë bono afatshkurtra të shtetit grek. Kjo i krijon Greqisë një lloj hapësire për pak javë”, thotë Nikolaus Heinen, analist në Deutsche Bank. Edhe komunat dhe ndërmarrjet shtetërore janë urdhëruar ta vënë likuiditetin e tyre në dispozicion të shtetit.

Greqia vazhdon të jetojë me sot me nesër dhe prandaj pas pagesës është gjithmonë para pagesës. Të premten (08.05.2015) u desh të paguhej një sasi e madhe interesash dhe për këtë shkak përsëri qenë të nevojshme bono afatshkurtra në vlerë prej 1.4 miliardë euro. Nga qershori deri në dhjetor Greqia ka pasur vetëm kundrejt FMN-së detyrime financiare në shumën 5.4 miliardë euro – miliarda që grekët nuk i kanë.

Në mënyrë që të përdorin interesin dhe që të zëvendësojnë borxhin e vjetër me të ri, ata kanë nevojë jo vetëm për 7,2 miliardat e fundit nga paketa e dytë e ndihmës, por edhe edhe një paketë të tretë. Por paratë akordohen vetëm në këmbim të listës së famshme të reformave që kryeministri Aleksis Tsipras nuk do ta paraqesë në formën e dëshiruar.

 
Evropës i nevojitet Greqia
 
Edhe pse në takimin e ministrave të Financave të Eurozonës që zhvillohet të hënën (11.05.2015) nuk pritet ndonjë rrugëdalje nga kjo situatë pa krye, Nicolaus Heinen mendon se 7,2 miliardë eurot do të paguhen nga fondi i ndihmës në minutën e fundit në muajin qershor. Kjo do të bëhet për të siguruar stabilitetin e sistemit, tha eksperti për Deutschen Wellen.

Sipas Nicolaus Heinen do të ketë madje edhe një program të tretë ndihmash për grekët. “Ne nuk duhet të harrojmë se Greqia është në një vend gjeostrategjik i rëndësishëm në Evropë. Evropa ka nevojë për Greqinë si post në Mesdheun lindor.

Prandaj, Evropa nuk do ta lerë këtë vend që të bjerë, thotë me bindje Heinen. Këtë e di edhe vetë Greqia, prandaj qeveria greke paraqitet në bisedime e ashpër dhe mbron pozitat e saj. “Sado e çuditshme të jetë sjellja e qeverisë greke, ajo është padyshim një tregues i mirë se fati i Greqisë nuk është aq i keq sa paraqitet në media.”

Falimentimi i shteti ende nuk përjashtohet

Por kjo nuk do të thotë se Athina nuk shkojë në një falimentim të shtetit. “Administrata dhe administrimi politik në Athinë janë aq kaotikë sa që një pamundësia afatshkurtër për të paguar nuk mund të përjashtohet,” thotë Nicolaus Heinen nga Deutschen Bank.

Megjithatë, një aksident i tillë nuk duhet të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona. Nuk pritet ndonjë panik i investitorëve, sepse tek e fundit rreth 80 për qind e obligacioneve të qeverisë greke mbahen nga vendet e tjera të Eurozonës. Sipas Heinen BQE do të bëjë gjithçka që t’u mundësojë bankave greke edhe më tepër likuiditet duke i ndihmuar me refinancime afatshkurtëra. Për këtë shkak eksperti mendon se në Greqi nuk do të ketë ndonjë falimentim shtetëror të plotë me dimensione si në Argjentinë.

Por me qëndrimin në Eurozonë problemet e Greqisë nuk zgjidhen. “Në perspektivë afatgjatë Greqia do të mbetet një ‘failing state’ me politikë fiskale jo të qëndrueshme dhe rreziqe të mëdha politike, që do t’u shkaktojnë partnerëve evropianë shqetësime të mëtejshme.” – mendon Nicolaus Heinen.kohaislame
Artikulli paraprak12 kompani turke në listën e Forbes Global 2000
Artikulli tjetërHoti: Në tre muajt e parë të vitit, Qeveria ka kursyer 11 milionë euro