Filozofia e ekonomisë islame

Disa nga këto sisteme materilaiste e sakrifikuan drejtësin shoqërore në këmbim të liris individuale. E disa të tjera e shkatërruan lirinë individuale në këmbim të drejtësis shoqërore dhe nga e gjithë kjo ka rezultuar boshllek, devijim e humbje. Bile botën e kapluan kriza ekonomike , inflacion, papunësi duke ia shtuar kapitullimin individual dhe boshllekun edukativ e moral.

Kjo sot i shtyri shumë ekonomist për të kërkuar një sistem të ri në jetën njerëzore që u përgjigjet nevojave materiale dhe morale – shpirtërore dhe i mundëson si individit dhe shoqëris nevojat e tyre për një jetë të qetë dhe të ndershme. Përderisa këta pohojn që njerëzimi ka nevoj për një sistem të ri ekonomik , përse ne të mos u themi atyre ejani tek ne, ngase nuk keni përballë vetes asnjë program tjetër përpos programit islam i cili arrin të ballansoj mes kërkesave të kësaj bote dhe përkushtimit të botes tjetër. Bashkon kërkesat e trupit dhe të shpirtit, bënë dallimin mes hallalit dhe haramit dhe e mundëson drejtësin shoqërore së bashku me lirinë individuale dhe krenarinë njerëzore.

Njerëzimi e ka provuar edhe më parë sistemin islam dhe vazhdojn dhuntit e tij ende të ruajnë botën njerëzore në të gjitha aspektet jetësore ngase është kushtetut e Krijuesit për të mirën e krijesave dhe ligj i Allahut për të gjithë botërat në çdo kohë dhe vend.

TE KUPTUARIT E EKONOMIS ISLAME: Nëse domethënja etimologjike për ekonomin është menaxhimi i mallit me shumicë,apo fitimin e tij apo mënyrat e shpenzimit të tij atëherë edhe kuptimi i ekonomis islame është po ajo domëthënje etimologjike nëse arrihet ky menaxhim në dritën e mësimeve islame dhe pikëpamjeve të tija në fitimin e artikujve material , ndarjen dhe shpenzimin e tyre sa më mirë.

Nuk mund ti japim gjithashtu ekonomis islame kuptim tjetër nga fushat tjera islame ngase islami është i lidhur me ligjet e tija në të gjitha fushat. Ashtu siq e dimë që islami është i plotë nuk mund të ndahet. Gjithashtu është fjalë e gabuar nëse mendojmë që ekonomia islame ka aspekte të ngjajshme me atë të kapitalizmit vetëm për faktin që islami pranon të drejtën pronësore, dhe e inkurajon të qenit i pasur dhe arritjen e pasurisë. Apo edhe ka përmasa të socalizmit për faktin se bën apel për ndarje të një pjese të pasuris dhe mos depozitimin e saj vetëm në duart e të pasurve.

Kjo për shkak se ekonomia islame i ka vetit e veta të veqanta dhe pikëpamjet e veta për të. Ndoshta edhe mund të takohen sistemet njerëzore përgjatë rrjedhave të tyre me ekonominë islame apo edhe të kenë divergjenca .. mirëpo kjo nuk ka asnjë domethënje asesi .. ngase islami ka sistem të vetin të plotë e të pavarur, dhe nuk ka lidhje me këto sisteme nëse takohen diku apo edhe nuk ka lidhje aspak me ato edhe nëse ka divergjenca.

VEQURIT E EKONOMIS ISLAME DHE PARIMET E TIJA: Mund ti përmbledhim veqorit dhe parimet më të rendësishme të ekonomis islame siq vijon:

1- EKONOMIA ISLAME është ekonomi e veqantë e llojit të vet dhe e pavarur në vete nga të tjerat. Eshtë ekonomi origjinale në vete ngase është ekonomi hyjnore, është e drejtuar dhe e varur nga mësimet islame të cilat i forcojn marrëdhënjet e muslimanit në të gjitha sferat e jetës. Islami ka baza dhe parime të forta me të cilat përshtatet në të gjitha kushtet, situatat e ndryshimet dhe nuk lidhet me periudha të caktuara historike e kohore. Nuk ka qenë kurrë pjellë e metodave të caktuara në prodhim dhe me ndryshim të formave të prodhimit që është zanat i disa sistemeve materialiste. Bile është i përshtatshem e progresiv për çdo kohë e vend ngase është i lidhur me besimin imanin dhe e sundon pikëpamja morale që janë të përhershme jetësore.

2- UNIFIKIMI MES INTERESAVE SHOQERORE DHE INDIVIDUALE. Ekonomia islame ka për qellim të arrijë interesat individuale dhe shoqërore në mënyrë të barabart. Nuk arrihet njëra në kurriz të tjetrës, bile gjithnjë inkurajon të arrihet suksesi i të dyjave, ngase shtyllat e ekonomis islame janë ruajtese e baraspeshes mes individit dhe shoqëris. Shembullin e kësaj e kemi në lirinë ekonomike që lejon islami për individët dhe në atë që i lejon shtetit të nderhyj në aktivitetet ekonomike nëse ato i shpërdorojn individët në liritë e tyre apo edhe nëse ata devijojn në aktivitetet e tyre ekonomike nga rruga e drejtë. Mund të vihen në vështirësi bashkimi i interesave individuale mes asaj shoqërore por kjo vetëm nën hijen e kushteve të jashtëzakonshme e emergjente si krizat ushqimore, fatkeqësit katastrofale, luftërat e të tjera si këto atëherë islami sakrifikon interesin individual në të mirë të atij shoqëror. Nën driten e kësaj qendron fjala e Muhamedit s.a.v.s: ”Më të vërtet nëse ensaret vriten në luftë apo u pakesohet ushqimi i familjeve të tyre në medine tuboni atyre me një rrobë të tyre dhe ndajuni atyre në një enë me barazi sepse unë jam prej tyre dhe ata janë nga unë” – duke pasur për qëllim situatat emergjente të vështira të cilat kërkojn forcë e mundësi të madhe për tu kompensuar nevojtarëve gjërat që kanë nevoj ata …

3- ARRITJA E NEVOJAVE MATERIALE DHE SHPIRTERORE SE BASHKU: Edhe ekonomia islame përkujdeset për njeriun në fushen e mirëqenies materiale dhe i mundëson njeriut kërkesat dhe nevojat e tija materiale. E në të njëjtën kohë nuk i harron edhe anën shpirtërore si qenje njerëzore dhe e udhëzon me aktivitete ekonomike në rrugën e Allahut xh.sh. nga materializmi merr metoden e jo qëllimin e synimin, dhe bën lidhjen mes aktivitetit ekonomik dhe besimit imanit në Allahun ku nuk lejohet të dilet jashtë kësaj kornize të besimit në asnjë mënyrë. Baraspesha mes materiales dhe shpirtërores së njeriut është në atë që e obligon ekonomia islame në përputhshmëri me fjalën e Allahut xh.sh: ”.Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit“ Kasas 77. Thotë Muhamedi s.a.v.s. “Puno për këtë jetë sikur të jeton gjithmon dhe puno për botën tjetër sikur të vdesësh nesër”. Kjo është e kundërta e asaj që udhëhoqen sistemet ekonomike bashkohore të cilat e cunguan rrugën e drejtë ekonomike kur njeriun e paraqiten vetëm si materie e botën njerëzore e imagjinonte të përkufizuar vetëm në materien e tij … dhe se të arriturat materiale janë gjithçka në jetën e njeriut … Qëllimet e tyre të vetme kanë qenë inkurajimi i përfitimit të sa më shumë të interesave materiale qofshin ato përfitime të sa më shumë pasurise nga disa persona siq është rasti me kapitalizmin apo edhe plotësimi i disa nevojave bazike për shoqërin siq është rasti me ekonomin në komunizem. Në të dyja sistemet qëllimi i vetëm i aktiviteteve ekonomike është i ngjyrosur me ngjyrë materialiste edhe nëse format e tyre ndryshojn në udhëheqje, dhe metoda. Kështu që baraspesha individuale dhe shoqërore humbi dhe u formua boshlleku shpirtëror nga i cili ankohen shoqërit të cilat u përkasin këtyre drejtimeve materialiste.

4- SIGURIMI I TE ARDHURAVE JETESORE PER CDO PERSON NGA DHENJA E ZEKATIT: Kjo domëthënë që ekonomia islame interesohet për arritjen e nevojave themelore në jetë sipas kushteve kohore dhe vendore dhe kjo për çdo person i cili është në gjendje emergjente personale si sëmurja, pleqëria etj në plotësimin e një niveli normal jetësor që i takon si njeri. Burimi kryesor i këtij sigurimi është zekati të cilin islami e ka bërë shtyllë nga shtyllat e ekonomis islame që e kundërshton depozitimin e tepërt dhe i jep forcë të humburve dhe personave me varfëri të skajshme. Kështu arrihet baraspesha mes punëdhënesit dhe punëtorit dhe vazhdon prodhimi në shoqëri me përparim,qetësi e lumturi. Zekati ka rol pozitiv në përmisimin e mënyrave të prodhimit , dëmëve dhe shpërndarjen e tij në mesin e shoqëris islame. Feja islame nëpërmjet zekatit ka arritur të eliminoj varfërin dhe të ndaloj krimet e dëmet, e të ngrej baraspeshë shoqërore mes pjesëtarëve të shoqëris pa armiqësi e urrejtje por me bashkimin e shoqëris ku të gjithë mbesin të pa ndarë. Dhe sikur të praktikohet zekati me praktik të drejtë e të shendosh dhe ta mbikqyrë atë shteti me nder dhe shperndarje të drejtë sipas ligjeve që i ka vendosur islami, sigurisht që do të ishin metoda më të mira për sigurinë shoqërore sesa ato që paraqesin sistemet bashkohore. Do të bëhej jeta e sigurt për çdo kënd, do të i mundësohej të sëmurit shërimi i tij, jetimit përkujdesja që i takon, të dëmtuarit kompensimi , borxhliut borxhin për te ia paguar, të varfërit daljen nga kriza, nuk do të mbetej në shoqërin islame , i uritur, i zhveshur,i pa kulm dhe pa strehë.

5- AFRIMIN E KATEGORIVE MES NJEREZVE: Në shoqërin njerëzore personat dallojn me veqori, menaxhim, aftësi personale gjithashtu edhe në aftësi fizike, talent dhe trashëgimni arsimore e shpirtërore… Këtë arritje personale nuk mund ta mohojm, bile duhet ta pranojm si njëra nga realitetet jetësore. Nuk mund ta ndalojm apo ta humbim tërësisht por më së shumti që mund të bëhet në këtë drejtim është që të zvogëlohen dhe ndërpriten disa rrjedha të këqija në shoqëri dhe ekonomi këtë e ka bërë edhe feja islame. Nëpërmjet arsimimit psh mund të i eliminojm disa ide personale të këqija. Nëpërmjet praktikimit të lojrave sportive mund të i zhvillojm disa pjesë të trupit tonë dhe ruajtjen e mëndjeve të sëmura nga devijimet dhe dëshpërimi. Nëpërmjet zekatit dhe trashëgimnis bëhet rregullimi i ndarjes së pasurisë me drejtësi në mes të anëtarëve të shoqëris dhe kështu nuk ndodh ndarje a dallim mes njerëzve. Nga këto dallime natyrale mes njerëzve u shfaqen dallime tjera që i prodhuan njerëzit si kategorit që gëzojn të gjitha të drejtat dhe ndarjen e njerëzve në zotërinj, robër, kapitalista bujkrobër etj… Atë aq sa e lejon islami nga ky dallim natyral i bazuar në idet, aftësit e ndryshme, ai në të kundërten i mohon dallimet e formuara që i gjetën njerëzit në shoqërit e tyre. Ndërsa ka vendosur parime të barazis mes të gjithëve me të drejta të barabarta, obligime e njerëzi humanizem. Kështu që islami nuk lejon ndarjen e shoqëris në kategori duke u vequar njëra nga tjetra për arsye të posedimit material, prejardhjes e famës. Parametrat e të qenit i privilegjuar në islam janë veprat e mira të bëra në rrugë të fesë në këtë jetë. Për këtë thotë Allahu xh.sh :“ O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“ Huxhurat 13. Nëse e shohim që Allahu dikujt i ka dhënë mirësi në furnizim apo në pozitë kjo mirësi është nga dhuntia individuale e bazuar në aftësit personale dhe udhëheqjet personale siq treguam me parë. Nuk ka privilegj kategorish për shkak të prejardhjes, llojit, nacionalizmit,pasuris, ky edhe është dallimi esencial në mes të sistemit klasor kapitalist dhe sistemit islam. Pa dyshim që dallimet të cilat i lejon islami mes njerëzve nuk i len ashtu të bëhen arroganca apo të ndodhin tollovi të mëdhaja mes të pasurve dhe të varfërve por islami ka vepruar në atë mënyrë që të lehtësoj këto situata me metoda siq sqaruam më parë.

6- LIRIA EKONOMIKE: Kjo domëthënë që personi të ketë lirinë e angazhimit sa më të madh për të vepruar dhe zhvilluar aktivitetin në fushen e ekonomis në punë, perfitime,dobi me frytin e punës, dobive, perfitimeve të tija ashtu siq ka të drejtën e liris së menaxhimit të pasuris të cilën e posedon. Ska dyshim që liria ekonomike në filozofin e ekonomis islame ndryshon plotësisht nga liria ekonomike e sistemit në kapitalizem i cili përkujdeset vetëm për interesin personal, ku gëzon lirin absolute në zhvillimin e aktivitetit ekonomik pa kufij pa pengesa. Ai ka lirinë e të vepruarit çfarë të dojë dhe të prodhojë çfarë të dojë edhe nëse ky mall është i dëmshëm për interesat shoqërore … rezultati përfundimtar i liris absolute është dështimi në shpërndarjen e pasuris dhe devijim i balansimit shoqëror dhe paraqitjen e pengesave e vështirsive të ndryshme si arroganca, inflacioni, korrupsioni etj. Ndërsa liria ekonomike në filozofin e ekonomis islame është liri e sistemuar e dëshmon ekzistencen e saj me udhëzime islame, mësimet e saja janë të ngritura në frymen e suksesit të personit dhe shoqëris. Kështu që ajo është e varur në aktivitetet e saja ekonomike me ligje në korniza të fesë islame dhe është në pajtueshmëri me interesat e përgjithshme dhe nuk ka aty dëme për askënd. Nuk është i dëmshem dhe nuk bën dëm. Në bazë të kësaj kuptojmë që ekonomia islame ndalon disa metoda të aktiviteteve ekonomike si prodhimi i alkoolit, të vepruarit me kamatë, shtrenjtimet, bixhozin e mudareba. Ashtu siq shohim që prodhimi apo depozitimi apo të vjelurat nuk janë qëllimi në vetvete por janë mënyra për të arritur lumturin e individit dhe shoqërise.

ROLI I SHTETIT NE EKONOMIN ISLAME: Shteti nuk ndërhyn në të gjitha aktivitetet ekonomike për tu marrur individeve lirinë dhe të drejtën e tyre në zhvillimin e disa aktiviteteve ekonomike siq janë , të mbjellurat, zejtaria e tregëtia. Gjithashtu nuk qëndron larg edhe të atyre aktiviteteve ekonomike të individëve dhe ti lërë atyre lirinë absolute e të bëjnë ata çfarë të duan në veprimet e tyre pa kufij pa pengesa. Bile shteti ka rol në ekonominë islame që e nënvizojm siq vijon:

1- Kjo ndodhë kur banorët nuk mund të i zhvillojn disa aktivitete të domosdoshme shoqërore në pamundësin e tyre materiale atëherë shteti duhet të i bëjë ato siq janë: Prodhimi i armëve, prodhimet e rënda , hekurudhat etj si dhe ngritjen e shoqatave e organizatave ku njerëzit do të gjejn përkrahje në arritjen e tyre në pamundësit e mjeteve materiale që nuk i posedojn.
2- Shteti merr përsiper mbikqyrjen e aktivitetete të personave që mos të devijojn apo të mos merren me aktivitete që i ndalon islami si mashtrimet, kamata, shtrenjtimet dhe fshehja e mallit.
3- Sistemimi i marrëdhënieve të shtetit mes punëtoreve dhe pronarëve që të mos përballen punëtoret me shkelje të të drejtave dhe dhunë. Shteti gjithashtu mund të bëj caktimin e orarit të punës dhe caktimin e pagave në një masë, dhe e ndalon largimin e punëtorit nga puna pa të drejtë. Këtë e dëshmojm me fjalën e Muhamedit s.a.v.s: “Jepjani punëtorit të drejtën e tij para se ti thahet djersa e tij“. Gjithashtu thotë:“Ata janë vllëzerit tuaj Allahu ua ka lënë nën përkujdesjen tuaj, kush e ka një punëtor në mbikqyrje le ta ushqej me atë që ushqehet vet, le ta vesh me atë që vishet vet dhe mos i ngarkoni me ato gjëra që nuk mund ti bëjnë nëse e bëni atëherë i keni në qafë“.
4– Shteti e detyron dhënjen e zekatit dhe e ndan atë në pajtim me udhëzimet dhe mësimet islame si dhe tatime që ka nevojë shteti në bashkpunim në ngritjen e aspekteve të ndryshme dhe përkushtimin e detyrave që ka ndaj banorëve të vet.
5- Ndër pikë tjetër e rolit të shtetit në zhvillimin e ekonomis islame hyjn edhe planifikimet dhe pasqyrimet e politikes së menaxhimit të ardhurave të shtetit dhe mbikqyrja e tyre sa më dënjesisht në shpenzim që keq mbikqyrja mund të sjell harxhim e shpërdorim. Shteti në ekonomin islame nuk ka të drejtë të ua merr të drejtën e lirisë individeve dhe dëshirat e tyre në zhvillimet e aktiviteteve ekonomike për të cilat mund ti bëjnë me mundësit, aftësit dhe angazhim si të mbjellurat, tregtia, zejtaria, ringjallja e tokave të papunuara , ashtu siq nuk ka të drejtë të i pronësoj tokat, shtëpit apo fabrikat. .. ngase roli i shtetit në filozofin ekonomike islame është rol i plotëfuqishem ndaj individëve në rolin e aspekteve tjera siq janë të mbikqyrjes, sistemimit, llogaridhënjes sipas pasqyres që i sqaruam më parë.

Parimi i ndërhyrjes së shtetit në ekonomin islame buron nga origjina e ligjit islam ngase shteti në fenë islame nuk është vetëm shtet, por afër këtij segmenti shteti në fenë islame është ai që zbaton drejtësin, gjithkujt i jep të drejtën e vet përhap lumturin dhe qetësin në vend. Për këtë thotë Muhamedi s.a.v.s. :“çdonjëri prej jush është bari dhe çdo bari është përgjegjes për kopen e vet“.

Kryetari është përgjegjes për kopenë e vet dhe këtë e kishin kuptuar udhëheqësit musliman qysh nga koha e hulefai rrashidineve (Udhëheqësve të drejtë) për përgjegjesin që ka ky mision ku ata shpeshëherë harronin vetet e tyre për ti zbatuar dënjesisht obligimet e tyre ndaj popullit. Ngriten qeveri përgjegjese që përfaqesonin shtetin mbrojtes të interesave të shoqëris. Në pikat përgjegjese të shtetit hyn edhe ajo çka na transmetohet nga Umer Ibn Hatabi r.a që ka thënë: Për Allahun sikur një mushk në rrugët e Irakut të i lëndoj këmbet e saja unë do të përgjigjem për të pse nuk i kam rregulluar rrugën.

PRONA CIVILE NE EKONOMIN ISLAME: Prona konsiderohet si njëra ndër pikëpamjet më të mëdha shoqërore ekonomike dhe qarkullojn rreth saj debate të ndryshme nga sistemet e udhëheqjet e kohës sonë. Para se të paraqiten këto sisteme shoqërore qysh prej katërmbëdhjet shekujve shohim që feja islame është fe e natyrshmëris së paster dhe praktike i ka renditur pronës civile shumë ligje legjislative në dritën e pozites që e ka.

Përfaqesohet qëndrimi islam ndaj prones civile me faktin se ai e çmon dhe e konsideron të drejtë natyrale e njeriut. Ajo ka ardhur si rezultat i punës dhe frytit të angazhimit në hapësiren jetësore. Kjo për shkak se islami e përkrah natyrshmërin njerëzore, dhe preferon prirjet e natyrshme në vet njeriun dhe këto janë prirje të cilat llogariten sipas zhvillimit të sistemit shoqëror. Dhe meqënse brengat shkaktohen për pasuri, mendjet ndahen prej mos shpresës për një jetë më të mirë dhe dëshira për perparim në sfidat jetësore nuk kalohen nga aftësit e njeriut, e preokupojn njeriun me një grumbull zgjedhjeje dhe aktivitete gjë që është në kundërshtim me rrjedhen e jetës shoqërore në veprim, prodhim,lëvizje, kulturë e progres, në anën tjetër islami vazhdimisht nxit në mbrojtjen e pronës dhe zhvillimin e saj dhe i formon asaj siguritë e duhura.

Feja islame me këtë qëndrim vërteton drejtësin që ka mes angazhimit dhe shpërblimit. Në të njëjtën kohë bënë bashkimin mes interesave shoqërore dhe përvojes individuale në sa më shumë angazhim, punë e prodhim. Kjo sikur me këtë e pregatit individin për shoqërin dhe shoqërin për individin. Në Kurani Kerim dhe traditën e Muhamedit s.a.v.s. e kemi të sqaruar mirë këtë realitet legjislativ… Thotë Allahu xh.sh:“ Meshkujt kanë pjesën e tyre të fitimit dhe gratë kanë pjesën e tyre në fitim“. Thotë Muhamedi s.a.v.s: “Nuk lejohet konfiskimi marrja e pasurisë së muslimanit vetëm nëse e jep me dëshiren e tij.”

Feja islame shkon aq larg sa që e rrespekton të drejtën pronësore dhe e mbron atë deri në atë masë sa që ka caktuar masë dënimi të rëndë për ata që zgjasin duart e tyre të fëlliqura e që është prerja e dorës së vjedhësit dhe vjedhëses. Thotë Allahu xh.sh:“ Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.“ Maide 38. Përderisa islami pranon të drejtën pronësore është i vetëdijshem për gjërat që shkaktojn ndonjëherë me padrejtësi dhe arroganc grupet ndërmjet veti. Për këtë feja islame e lufton padrejtësin dhe bën thirrje për ti luftuar të padrejtët e arrogantët. Thotë Muhamedi s.a.v.s.:“ Frikësojuni padrejtësis se më të vërtet padrejtësia është errësir diten e kijametit dhe frikësojuni lakmis ngase lakmia i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush i ka çuar deri në atë masë që kanë bërë gjakderdhje dhe i lejon gjërat e ndaluara.”

E drejta pronësore në pikepamjen islame nuk është e drejtë e plotë e individit dhe të përfitoj nga ajo disa pjesë apo disa të drejta, por kjo e drejtë është e varur me realizimin e përfitimit të shoqëris ku nuk guxon pronari të shpërdoroj pronën që ka, apo të veproj me pronën e tij sipas iluzioneve të tija qoftë edhe nëse i pranon mendja e interesi … për këtë filozofia e ekonomis islame vendos kufij të drejtës pronësore që me të ka për qëllim arritjen e interesave individuale dhe shoqërore në mënyrë të barabartë. Me këtë kuptojm që përfitimet që lejon islami të jenë fitime si rezultat i punës së ligjshme, angazhimit shoqëror, aktiviteteve njerëzore të cilat i lejon dhe nxit të punohet me to siq janë të mbjellurat,, zejtaria, tregëtia, ringjallja e tokave të papllejshme dhe nxjerrja e mineraleve nga toka dhe deti.

Feja islame inkurajon punën dhe prodhimin dhe dënon dembelizmin. Thotë Allahu xh.sh: „Dhe thuaju punoni ngase Allahu do të ju shpërblen për punën e juaj edhe i dërguari i tij dhe besimtarët“ Eshtë pyetur i dërguari i Allahut s.a.v.s. cila punë është më e mirë? Tha: Njeriu që punon me duart e tija dhe çdo tregti e lejuar”: Nga punët e lejuara me ligj është e drejtë civile edhe ligji i lejuar i punës pa angazhim fizik nëse përfiton siq është mehri,trashëgimnia, zekati, në të kundërten ekonomia legjislative islame nuk pranon fitimin e paligjshëm që bëhet nëpermjet vjedhjes, uzurpimit, bixhozit, kamatës, korrupsionit … apo me veprime tjera të paligjshme si magjia, hipnotizimi, apo marrëveshje të paligjshme si ato të blerjës pa ligj e me mashtrim dhe të tjera të ngjajshme. Dhe meqënëse islami lejon të drejtën e fitimit personal ai ka vendosur që të mos veprohet me këto përfitime në dëm të shoqëris qoftë ajo drejtpërdrejt apo indirekt ngase në islam gjejmë thelbin ekonomik moral nuk lejohet të punosh në dëm të tjerëve as të punosh me dëme.

Pronari i mallit duhet të ketë mirëqenje në menaxhimin e mallit me mendje të shendosh dhe në dobi të interesit të mirë që janë të vlefshme për veti, për familjen për shoqërin në të kundërten konsiderohet mendjeleht dhe nuk i lejohet të dorezuarit mallin në doren e tij në përputhje me fjalën e Allahut xh.sh:”Dhe mos u jepni mendjelehteve pasurine e tyre ne duart e tyre qe Allahu ua ka bere garanci per ta dhe jepjuni atyre ushqim dhe veshje aq sa ju mjaftojn dhe flisni me ta me fjale te embla te buta:” Edhe personi që e ruan e grumbullon mallin dhe nuk ndihmon e nuk vepron atëherë ai mall i grumbulluar është i ndaluar në islam. Thotë Allahu xh.sh:” Ata të cilët e grumbullojn pasurinë e tyre dhe nuk e japin në rrugën e Allahut xh.sh…….:

Islami ndalon grumbullimin e mallit që ka për qëllim grabitjen dhe marrjen e tij gjë që malli del nga vlera e vet origjinale për rolin të cilin duhet ta luaj. Nuk ka dyshim që këto përkufizime dhe rregulla që ka vendosur islami rrreth të drejtës civile ka pikëpamjet e veta të largëta profitabile në zhvillimin e ngritjen e ekonomis ku ajo nxit edhe më shumë levizjen e prodhimeve shkaku që islami inkurajon punën dhe ndalon grumbullimin e saj pa efekt.

Gjithashtu edhe të mos akumullohet pasuria në duart e një grupi të vogël të njerëzve që ndodh shpesh për shkak të mos ndarjes së trashegimnis dhe mos dhënjes se të drejtës tjetrit, si dhe lejimi i të gjitha sigurive në arritjen e pasurisë nga pronarët e mallrave pa mund e angazhim ligjor siq janë kamata, tatimet e mëdhaja e mudaribe. Gjithashtu duhet të jetoj e ekzistoj një shoqëri e shendosh që bashkpunon në vlera dhe nuk ka vend aty për arroganc, korrupsion e mashtrime. Dhe nëse ka përparesi mes banorëve aty ajo përparesi është e drejtë që ka ardhur si rezultat i aktivitetit të tij dhe angazhimit personal e ligjor pasi e ka shfrytezuar rastin në mes të të tjerëve.

Shkruan: Prof. Dr. Hamid Mahmud Ismail
Përktheu nga arabishtja: Shpend Hulaj

Artikulli paraprak10 virtyte të përbashkëta të liderëve të vërtetë
Artikulli tjetërKëto 5 biznese mund t’i hapni nga shtëpia, për më pak se 100 dollarë