Dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë ndaj monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian, euro, në 12 vitet e fundit.
Një euro sot është këmbyer për 1.0785 dollar në Azi, që është pika më e ulët e euros prej 10 shtatorit të vitit 2003.
Raportohet se dollari është forcuar, siç transmeton rel njoftimet, nga spekulimet se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara do të fillojnë ta rrisin shkallën e interesit në mes të vitit 2015.
Banka Qendrore Evropiane, nga ana tjetër, dje e ka filluar fushatën e blerjes së letrave me vlerë në shumë prej 1 mijë miliardë eurosh, me qëllim që të stimulohet ekonomia.
Më 1 janar të vitit 2002, kur filloi qarkullimi i saj, euroja ishte më e dobët se dollari, por prej fundit të vitit 2002 është këmbyer me vlerë më të madhe se dollari.kohaislame