Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) vitin e kaluar ekonomia turke është rritur me 2,9%.
Parashikimet e rritjes ekonomike për vitin e kaluar ishin 2,2%. Kurse objektivi i rritjes në programin afatmesëm ishte përcaktuar në nivelin e 3,2%.
Në tremujorin e fundit të vitit 2016 rritja ekonomike u realizua me 3,5%.
Ndërsa të ardhurat vjetore për frymë për vitin 2016 në Turqi janë llogaritur 10 mijë e 807 dollarë.
Shifra e tkurrjes ekonomike, që më herët ishte deklaruar 1,8% për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, u revizionua me 1,3%.