Pasi pasuria është ndër begatitë më të çmuara nga Allahu i Lartësuar, ajo duhet të ruhet. Nuk duhet të harxhohet kot, dhe si e tillë duhet të shpenzohet vetëm në atë që është e përdorshme dhe dobiprurëse. Dorëlëshimi dhe ekspozimi (syefaqësia) janë dy vese të cilat Allahu i Madhërishëm fuqishëm i ndalon. Maturia është alternativa e saktë që njerëzit duhet ta përfshijnë në transaksionet komerciale. Ky është virtyt dhe cilësi e të ndershmëve.
Maturia në shpenzim është karakteristikë e besimtarëve. Thotë Allahu i Lartësuar:
“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.” (El-Furkan: 67)
Sa i përket harxhimit të pasurisë, Allahu i Lartësuar në një ajet thotë:
“… po mos shpenzo tepër e pa rrugë.” (El- Isra: 26)
Lavdërimi, arroganca dhe kotësia gjithashtu janë dëshmuar si të ndaluara nga Allahu i Lartësuar. Ai thotë:
“Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.” (En-Nisa: 36)
Ndalesat e këtyre sëmundjeve në Kur’an, janë paralele edhe në hadithet pejgamberike. Në një nga këto hadithe, i Dërguari i Allahut [sal- lallahu alejhi ve sel-lem] pa dyshim i referohet vlerës së maturisë, kur thotë:
“Hani, pini, jepni lëmoshë dhe vishuni, por mos e teproni.”
Shmangia e ekstravagancës, harxhimit dhe ekspozimit, nënkupton mbrojtjen e vetvetes dhe shoqërisë nga dështimi, asgjësimi dhe zhvlerësimi i vazhdueshëm i kapitalit.