Ekziston një uebfaqe lehtësisht e qasshme ku mund ta shihni se çfarë di Google për ju.
Pra, kur përdorni shërbimet e Google, të tilla si Gmail – kompania mbledh informacione rreth jush, në mënyrë që t’ju japë reklamat më të sakta dhe të rëndësishme për produkte të ndryshme.
Sidoqoftë, përdoruesit mund ta shohin të njëjtin informacion, kështu që mund të çaktivizoni gjurmimin artikull për artikull nëse dëshironi.
Në këtë mënyrë, një përdorues i TikTok, emri i të cilit është Trish Kabob, ka postuar një video në të cilën ai paraqet këtë faqe ku ju mund ta shihni të gjithë atë informacion, me komentime të tilla sikurse “ai mendon se askush nuk e kupton se sa invaziv është Google në të vërtetë”.
Siç mund ta shihni, nëse klikoni në vegzën e lartcekur, disa gjëra nuk janë aq të sakta, siç është garderoba, e cila nuk vlen vetëm për ju, por për kush e di se sa njerëz, raporton Independent.
Disa të dhëna të tjera, ato personale, janë përpunuar në mënyrë të frikshme. Veçanërisht ia vlen t’i kushtohet vëmendje fakteve specifike demografike – të tilla si niveli i arsimit, gjinia, profesioni dhe mosha – të gjitha këto Google më së shumti i mendon për ju “si një shaka”.
Shumica e kompanive të mëdha të internetit kanë një version të këtij rishikimi të të dhënave që kanë mbledhur për ju dhe që ua shesin reklamuesve.
Për shembull, në Facebook mund të futeni në faqen “Informacioni juaj” dhe të gjeni “reklama dhe biznese”, ku do të jeni në gjendje të shihni jo vetëm atë për të cilën Facebook mendon se jeni të interesuar, por edhe për kompanitë të cilave ia ka dhënë të dhënat tuaja apo edhe ua ka dhënë një numër telefoni. /kallxo/