Çështjet e dyshimta duhet shmangur tërësisht. Në qoftë se jo, njeriu mund të përfshihet në kryerjen e gjërave të ndaluara. Çdo prizë që shpie në çështje të tilla, duhet shmangur tërësisht. Në këtë mënyrë, shejtani bëhet i dobët. Allahu i Lartësuar e bekon atë që fitohet në mënyrë të lejuar. Në këtë kontekst, duhet ta kujtojmë thënien e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
“Lëreni atë që ju sjell dyshime, për atë që është e sigurt (jo e dyshimtë). ”
Çështjet e dyshimta janë shteg gjembash, të cilin Allahu i Lartësuar na urdhëron të mos e pasojmë. Ai, i Madhërishmi thotë:
“Ai është që ta zbriti ty (Librin) e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di dome- thënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.” (Ali Imran: 7)
Po ashtu, edhe shumë hadithe ndalojnë afrimin ndaj çështjeve të dyshimta. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Largohuni nga ajo që u rrit dyshimin dhe kthejuni asaj e cila është e qartë.”
Qëndrimi larg dyshimeve ndihmon në prodhimin e disiplinës biznesore dhe administrimit. Në anën tjetër, ai (qëndrimi larg të dyshimtave) është stimulues që nxit bashkëveprim dhe marrëveshje me Sheriatin Islam, dhe gjeneron qetësi dhe devocion.