Brezovica Një Hap më Afër ‘Rrëshqitjes’ te Francezët

Komiteti Drejtues Ndërministror i Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike (PZHQTB) të Brezovicës vlerësoi sot se janë përmbushur e parakushtet për formalizimin e kontratës nga ana e konsorciumit të përzgjedhur francez.
 
Këtë e konfirmoi kryesuesja e këtij komiteti, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami pas përfundimit të takimit të sotëm të komitetit në të cilin ajo ka thënë se janë miratuar afatet kohore dhe kushtet e kontratës për projektin e Brezovicës.
 
Sipas ministres Bajrami, kjo kontratë pritet të formalizohet gjatë ditëve në vijim nga ana e kompanisë Brezovica Resort LLC të regjistruar nga ana e konsorciumit francez, e paraparë në bazë të Kërkesës për Propozim për Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës dhe Komitetit Ndërministror.
 
“Kontrata nuk do të hyjë në fuqi të plotë për një periudhë prej 6 muajshe, e emëruar si periudha e kushteve paraprake, gjatë së cilës konsorciumi francez, në bazë të Kërkesës për Propozim dhe kontratës, duhet të dorëzojë dokumentet shtesë si: përmbylljet financiare, planin e vlerësimit mjedisor, etj”, tha Bajrami.
 
Konsorciumi francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes është shpallur fitues në dhjetor të vitit të kaluar pas vlerësimit të bërë nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë.
 
Ndërkohë, bazuar në Kërkesën për Propozim, janë përfunduar kushtet e parapara procedurale dhe është arritur deri tek takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për formalizimin e kontratës .
 
Në bazë të propozimit të paraqitur nga konsorciumi francez, gjatë tri fazave të zhvillimit të PZHQTB-së parashihen që të investohen 410 milion euro dhe të krijohen mbi 3.000 vende të reja të punës.
 
“Në bazë të planit të propozuar, Brezovica pritet të shndërrohet në resort të klasit botëror që do të ofroj aktivitete të ndryshme gjatë tërë vitit”, tha ministrja Hykmete Bajrami.
 
Miratimi nga Komiteti erdhi ditën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan plotëLigjin
 
Është miratuar sot në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.kohaislame
Artikulli paraprakQeveria dyfishon tatimin për korporatat
Artikulli tjetërPas 1 vit nisin hetimet për traktorin e Blerandit 51.900 euro