Borxhi publik i Kosovës, mbi 1.6 miliard euro

 

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, borxhi publik i Kosovës ka arritur një vlerë prej 1.66 miliardë euro. Kjo shifër statistikore është 23.4% më e madhe në krahasim me periudhën tremujorit të njëjtë të vitit 2020, bazuar në të dhënat e paraqitura në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës për tremujorin e tretë të ekonomisë kosovare.

Pjesëmarrja e borxhit publik si përqindje e GDP (bruto produktit vendor) në tremujorin e tretë të vitit 2021, ka arritur një shkallë prej 23%, për dallim nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, në të cilin ishte 19.9%.

Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se “Rritja e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm publik pёr 39.8 për qind (qё ka arritur nё 569.5 milionë euro), si dhe rritjes sё borxhit publik tё brendshëm prej 16.2 për qind (që ka arritur në 1.09 miliardë euro)”.

Në bazë të ligjeve të Kosovës të cilat përcaktojnë nivelet e borxhit publik, limiti të cilin mund ta arrijë borxhi publik në Kosovë është 40% e Bruto Produktit Vendor (GDP-së) së tij. Andaj mund të konsiderohet se një nivel borxhi publik prej 23% e mbanë Kosovën në  vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Me gjithë këtë, trendi i borxhit publik të Kosovës, mund të rritet me hapa të shpejtë në periudhat e ardhshme, për shkak të shumë faktorëve. Prej tyre, më kryesori është efekti negativ në ekonomi i pandemisë COVID-19, pastaj i planifikimeve buxhetore të cilat parashohin që nëpërmjet borxhit publik, të bëhet financimi, rrjedhimisht mbulimi i deficitit buxhetor të Kosovës. /Ekonomia Islame/

Artikulli paraprakGjuha e trupit në intervistë për punë
Artikulli tjetërSi te behesh Super Shites