Bitcoin vendos rekorde të reja, Tesla investon 1.5 mld dollarë në kriptomonedhë

Tesla njoftoi se ka investuar 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin duke ndikuar në rritjen e vlerës së tij. Në bilancin vjetor, Tesla tregoi se e bëri këtë investim te madh për të rritur masën e fitimit dhe për t’i marrë ato fitime nga burime të ndryshme dhe pritet që së shpejti të pranojë pagesa të kryera me këtë kriptomonedhë për makinat dhe produktet e tjera të saj.

Sipas Tesla, vendimi është pjesë e politikës së gjerë të investimit që kompania ndjek dhe ka për qëllim të diversifikojë dhe maksimizojë të ardhurat në cash. ‘’Ne investuam totalin prej 1.5 mld  pikërisht për këtë arsye dhe do të posedojmë ‘’pasurinë digjitale’’ për një kohë të gjatë,’’- thuhet në bilanc.

 

Lajmërimi vjen dy javë pasi shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk inkurajoi investitorët të blenë Bitcoin dhe monedhën digjitale Dogecoin, si dhe aksione në zinxhirin amerikan të videolojërave, GameStop. Ky lajm vendosi një rekord të ri për Bitcoin me vlerë 44.100 dollarë . Bitcoin ka qenë në rritje dhe e nëntëfishoi vlerën e tij që nga rënia që pësoi Marsin e kaluar, edhe pse ekziston frika e një ‘’flluske’’ në kriptomonedhë. Monedha digjitale më e madhe në botë regjistroi një rritje prej 10% në bursë, duke vendosur një shifër rekord mbi 44 mijë dollarë.

Analistët e konsiderojnë këtë lëvizje nga Tesla si domethënëse, pasi mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimit të Bitcoin. ‘’Investitorët dhe industritë do të shikojnë nëse kompanitë do të ndjekn rrugën e Tesla dhe PayPal e do t’ju bashkohen apo do të qëndrojnë vetëm këto emra në fushën e kriptomonedhës,’’- tha analisti Wedbush.

 

Në këtë mënyrë Tesla bëhet përdoruesja më  e re e Bicoin pas PayPal dhe disa kompanive me produkte shtëpiake.  Ekspertët mendojnë se njoftimi i Tesla-s do të nxisë dge kërkesat nga kompani të tjera.

BLOOMBERG

Artikulli paraprakEkonomia britanike në vitin 2020 shënoi rënien më të madhe në 300 vitet e fundit
Artikulli tjetërSalesforce i thotë lamtumirë ditës së punës tradicionale