Në Bruksel po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga BE-ja dhe qeveria afgane me qëllim të ofrimit të ndihmës financiare për Afganistanin
Në Bruksel po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe qeveria afgane me qëllim të ofrimit të ndihmës financiare për Afganistanin për të luftuar terrorizmin dhe për zhvillim ekonomik të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën në Bruksel, ku po marrin pjesë përfaqësues të 75 vendeve dhe 25 organizatave ndërkombëtare, përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian (KE), Donald Tusk, presidenti afgan Eshref Ghani dhe shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në konferencë gjithashtu merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë së Afganistanit njoftuan të pranishmit për vizionet dhe reformat në këtë vend si dhe vazhdimin e ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare në procesin e krijimit të paqes, ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik të Afganistanit.
Kreu i Këshillit Evropian Tusk ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm, BE-ja dhe anëtarët e saj do të jenë donatorët më të mëdhenj në Afganistan.
“Me 1.3 miliard euro do të mbështesim përpjekjet ndërkombëtare dhe lokale për ndërtimin e Afganistanit dhe kështu do të vazhdojmë deri në vitin 2020”, tha Tusk, duke shtuar se mungesa e ndihmës ndërkombëtare do të shkaktonte sërish trazira në Afganistan.