Fjalor bazik i termave që kanë të bëjnë me financa islame Avakë (njejësi ukijeh): Njësi matëse e peshës që përdoret për argjend, (angl. "ounce") dhe ka vëllimin 28,35 gramë. Bei'atejni fi Bej'a: Dy shitje në një tregti. Është për qëllim që një kontratë tregtie të kushtëzohet me një tjetër, sikurse të...
MUSHARAKAH (Musharekeh) - Partnership: është një marrëveshje e themeluar në një kontratë me pëlqimin e dyanshëm të palëve të involvuara për të ndarë fitimin dhe humbjen e një biznesi të përbashkët. Të gjithë investitorët mund të marrin pjesë në menaxhim. Profiti ndahet në mes të palëve në përqindje të...
RIBA AL-NASIAH : ‘Riba el-nasiah’ apo kamata mbi vonesën është për shkak që ndërrimi nuk bëhet i menjëhershëm. I referohet praktikës së kredisë-huadhënies për një kohë të caktuar me marrëveshjen që në fund kredimarrësi duhet ta kthej shumën e marrë së bashku me kamatën-interesin mbi kamatën bazike. Kamata-interesi në...
RIBA AL-FADL : është kërkim i shumës-sasisë më të madhe në produkte të cilat janë në kategorinë homogjene. Koncepti i ‘Riba al-fadl’ i referohet transaksioneve të shitjes (mall me mall) ndërsa ‘Riba al-nasiah’ i referohet transaksioneve në kredi-kamatë.
HAWALAH - Transfer : gjuhësisht d.m.th. transferim; legalisht është një marrëveshje me të cilën borxhliu lirohet nga borxhi nga dikush tjetër që e merr përgjegjësinë e pagesës së borxhit të tij ose transferimi i kërkesës së borxhit duke bartur përgjegjësin nga një person në tjetrin. Gjithashtu i referohet dokumentit...
MUDARABAH (Mudarebeh) - Partnership: forma e partneritetit ku njëra palë siguron fondet kurse tjetra siguron ekspertizën dhe menaxhimin. Çdo fitim i bërë ndahet në mes palëve sipas marrëveshjes paraprake, kurse humbja bartet nga investuesi i kapitalit.
‘INAH (një lloj shitjeje): Shitje e dyfishtë në të cilën huamarrësi dhe huadhënësi shesin dhe ri-shesin një produkt apo objekt të caktuar mes veti, njëherë në ‘cash’ (para të gatshme) dhe njëherë për një çmim më të lartë me kredit.
WADIAH - Safekeeping: ‘Wadiah’ rrjedh prej fjalës ‘vada’a’ që d.m.th. për të lënë apo depozituar. Në aspektin gjuhësor do të thotë për të lënë diçka në kujdesin e dikujt tjetër. Në aspektin terminologjik i përshtatet llogarisë rrjedhëse apo llogarisë së kursimit.
SAKK (Sukuk – shumësi): është termi i fjalës ‘cheque’, ky term është huazuar nga fjala arabe SAKK dhe në fillim ka pasur funksionin e kuponëve të cilët iu është dhënë njerëzve që kanë punuar në qeveri për shpenzime ditore kurse më vonë ka luajtur rolin e çeqeve “cheques” të...
Administrata Publike përfshin të gjitha organet e sektorit publik të formuara për të kryer detyrën e administrimit dhe menaxhimit të organizatave, institucioneve dhe agjencive të shtetit. Administrata Publike vjen për të përmbushur një funksion themelor, funksion i tillë është krijimi dhe nxitja e një marrëdhënieje të ngushtë midis pushtetit apo qeverisë politike dhe popullit....