Nëse zotëroni një pjesë të mirë të këtyre sjelljeve ju sugjerojmë të ndërmerrni nisma private. Shikoni si do të ndryshojë jeta juaj, këndvështrimi juaj dhe sa do të rriteni edhe në një vit. Po të doni ne jemi këtu për komentet tuaja pas një viti 🙂
1-Sipërmarrësi zgjedh të heqë dorë nga siguria e një page të rregullt. Ai përfshihet në një sitl jetese të pasigurt për të cilin nevojitet shumë guxim.
2- Një sipërmarrës i vertetë nuk kërkon famë për veten. Në vend të kësaj ata janë më të shqetësuar për njerëzit që duan të ndihmojnë dhe probemet që duan të zgjidhin. “në orët e tua më të errëta kujto vlerën do t’i shtoni jetës së njerëzve, kënaqësisë që do të ndjeni dhe kauzës që do të coni më tej”.
3- Një sipërmarrës del shpesh jashtë kornizave. Ndaj idetë e reja të tij shpesh nuk vijnë nga leksionet në universitet. Mësimet më të mëdha i marrin nga jeta. Ndryshe nga të tjerët ata u japin rëndësi këtyre leksioneve?
4-Sipërmarrësit kërkojnë të kalojnë interesat vetjake. Ato sigurojnë një produkt për të cilin ka nevojë dhe kënaq interesat e një grupi të gjerë shoqëror. Shumë e nisin biznesin për shkak të një mangësie në treg. Të tjerë preken përmes përjetimeve të tyre me varfëri, mjerim dhe kushte të padrejta.
5-Ndërsa mendoni se sipërmarrësi fokusohet tek ide që nuk janë parë më parë, ata në fakt riorganizojnë një model ekzistues, ose përditësojnë një produkt të dalë nga moda.
Shpesh idetë e rishpikura, përmirësojnë thelbësisht mënyrën se si punojmë, ushqehemi, lexojmë, etj.
6-Sipërmarrësit ekzekutojnë ndërsa për shumë të tjerë, idetë vaniten rrugës. Sipërmarrësi është mjeshtër për të kthyer apstrakten në konkrete. Veprim i thjeshtë në dukjen, por është një sfidë e vërtetë. Realizimi me sukses i këtij procesi përcakton sipërmarrësin e vërtetë.
7- Ata nuk heqin dorë. Rrallë ndodh të kesh sukses që me përpjekjen e parë. Për të siguruar një produkt që zgjat dhe vlen kërkohet punë, fokus dhe përkushtim.
8-Një qasje tjetër ndaj dështimit. Ndërsa për shumë prej njerëzve dështimi është një goditje e fortë, deri sa ju thyen, për sipërmarrësin dështimi është një prej proceseve gjatë kohës së punës. Duke mos e parë si dramatikë dështimin, sipërmarrësi mëson prej tij, punon që të mos përsëritet ndërsa ecën përpara.