Më shumë se 50 ish-punëtorë me ngjyrë që kanë punuar në McDonald’s kanë paditur në gjykatën federale kompaninë e famshme të ushqimit të shpejtë, nën akuzat se janë diskriminuar në baza racore dhe se u janë mohuar mundësitë e njëjta brenda kompanisë në raport me punëtorët e bardhë, shkruan USA, njofton Insajderi.
Në padinë që është dorëzuar në gjykatën në Illionis, 52 ish-punëtorët, që bashkërisht, kanë punuar në më shumë se 200 lokale të kompanisë, në mes të viteve 1988 dhe 2018, kanë akuzuar se kompania i ka vendosur ata që të punojnë në zona të varfër dhe lokacione të rrezikshme.
Këto kompani në këto zona kanë pasur qira të mëdha e qarkullim më të vogël çka ka bërë që këta të kenë të hyra më pak se ata që kanë operuar në zona më të sigurta, thuhet në padi.
Sipas padisë McDonald’s kishte ndarë dy zinxhirë, një me punonjës të bardhë, dhe një tjetër me të zinj dhe më pas kishte diskriminuar lokalet që udhëhiqeshin nga të zinjtë.
Sipas tyre, ata nuk janë mbështetur financiarisht sikur të bardhët, u janë mohuar statistikat financiare dhe më pas u janë dhënë vlerësime të dobët, çka ka mundësuar që t’i largojnë më pas krejtësisht nga puna.
Padia kërkon dëmshpërblim në mes katër e pesë milionë dollarë për secilin paditës, kjo duke përllogaritur fitimet potenciale të humbura dhe borxhin e grumbulluar për shkak të mungesës së atyre fitimeve.