3 mënyra kreative sesi bizneset e vogla po mbështesin punonjësit që janë prindër

Në këtë artikull do të sjellim disa mënyra të thjeshta dhe pa kosto, me të cilat punëdhënësit mund të ndihmojnë prindërit dhe kujdestarët të balancojnë përgjegjësitë personale dhe profesionale.

Termi “prind në punë” ka marrë një kuptim krejt të ri gjatë pandemisë Covid-19. Të “ngecur” në shtëpitë e tyre, prindërit janë përballur me menaxhimin e përgjegjësive personale së bashku me ato profesionale, të gjitha brenda kontekstit të një pandemie globale, mbylljes së shkollave dhe kujdesit ditor.

“Nuk është thjesht një çështje e menaxhimit të kohës, e cila mund të jetë mjaft stresuese,” thotë Brian Christman, drejtor i kompanisë Transfix, me bazë transporti me qendër në New York City. “Sasia e emocioneve mbi shqetësimin për punën tuaj, edukimin e fëmijëve tuaj, shëndetin dhe mirëqenien e familjes suaj tani është e jashtëzakonshme.”

Një numër i korporatave të mëdha janë kujdesur për punonjësit e tyre. Për shembull, Amazon ofron një paketë të kujdesit familjar, që ofron subvencione urgjente për fëmijë dhe të rritur ndërsa Goldman Sachs u ofron punonjësve 10 ditë pushime familjare, në mënyrë që ata të përqëndrohen në kujdesin ndaj familjes. Për pronarët e bizneseve të vogla me buxhete më të vogla, këto përfitime të reja ndoshta janë jashtë mundësive.

Megjithatë, ekzistojnë mënyra kreative për kompanitë me buxhet të kufizuar për të ofruar mbështetje shtesë për punonjësit me fëmijë. Këtu janë tre mënyra për t’u marrë parasysh:

 1. Shkëmbeni ide me punonjësit

Pasi më shumë se 200 punonjës në Transfix filluan të punojnë nga shtëpia këtë pranverë, ekipi përdori një kanal #Transfixparents në Slack për prindërit, për të shkëmbyer ide, artikuj të dobishëm dhe burime të tjera për të ndihmuar prindërit të zgjidhin kujdesin e fëmijëve dhe përgjegjësitë e tyre profesionale.

Kanali gjithashtu krijoi një vend për të diskutuar për rrethanat e tyre të reja dhe për të bërë shaka. Slack është gjithashtu një vend i mirë për t’u njohur mundësitë e përfitimit, që ofron kompania, të tilla si shëndeti mendor, kujdesi për fëmijët dhe ofertat e tjera të kujdesit familjar, thotë Christman, i cili ka tre fëmijë adoleshentë.

“Drejtuesit e ndërmarrjeve duhet të dëgjojnë, të kenë empati, të kenë durim dhe të jenë krijues për zhvillimin e zgjidhjeve praktike, për të ndihmuar prindërit që punojnë gjatë kësaj kohe,” thotë ai. “Sigurohuni që të mbani linjat e komunikimit të hapura.”

2. Rivendosni orarin e punës

Rrjeti Ellevate me qendër në Nju Jork themeloi kohët e fundit një orar fleksibël pune, sipas Kristy Wallace, CEO e kompanisë së rrjeteve. Ndryshimi lejon që punonjësit të punojnë me turne, në vend të një orari tipik 9 – 5, për të organizuar kohën.

Ndërmarrja 20-personëshe gjithashtu krijoi ikona Slack për të treguar me lehtësi nëse dikush është duke u kujdesur për fëmijët dhe mund vonohet në dhënien e përgjigjeve.

Wallace sugjeron të ndryshohet orari i takimeve të përditshme, që janë të papërshtatshme për kujdestarët, veçanërisht takimet e mëngjesit, që mund të ndodhin kur prindërit duhet të përgatisin mëngjesin ose të ndihmojnë në rutinat e përditshme.

Ajo shton se shumë prindër që punojnë janë të shqetësuar se nuk po punojnë sa duhet dhe kjo mund të ndikojë negativisht në pozicionin e punës.

Pasi dëgjoi këtë përshtypje nga punonjësit e saj dhe e kuptoi duke qenë se edhe vetë është nënë, Wallace thotë se ripërcaktoi qëllimet se si duhet të jetë një punonjës i suksesshëm në këtë kohë, për të larguar frikën dhe konfuzionin.

3. Ofroni gjëra me kosto të ulët, por domethënëse

Shipstation, një kompani e softuerëve të transportit detar me qendër në Austin, kohët e fundit filloi t’u ofrojë afro 300 punonjësve të saj DashPass, një abonim të paguar në shërbimin e ofrimit të ushqimit DoorDash, që mundëson transportin pa pagesë. Shipstation gjithashtu ka organizuar aktivitete për fëmijët e stafit të tij në shtëpi për t’i mbajtur ata të argëtuar dhe të zënë, të tilla si një shfaqje magjike, uebfaqe dhe dreka virtuale me personazhe të tillë si Elsa nga filmi i animuar i Disney Frozen.

Pyesni stafin tuaj për ide, sugjeron Andrea McFarling, zv/presidente e marketingut në Shipstation dhe nënë e një vajze 5-vjeçare. Ju mund të emëroni një person ose një grup për të verifikuar idetë dhe reagimet nga ekipi juaj.

INC

Artikulli paraprakSi të prezantojmë një plan biznesi?
Artikulli tjetërKëto janë 10 punët më stresuese që mund t’i keni