3 hapa se si ta përmirësoni vetë-diciplinën në punë

Vetë-diciplina është aftësia për t’i rezistuar impulseve, për të mbajtur fokusin, si dhe aftësia për t’i parashikuar projektet deri në përfundim. Në përgjithësi, punonjësit bëjnë manovrime gjatë menaxhimit të përgjegjësive.

Në kuadër të këtyre përgjegjësive përfshihet edhe menaxhimi i të tjerëve, delegimi i punës, përfshirja në zgjidhjen e problemeve ose mosmarrëveshjeve gjatë procesit të punës.

Vetë-diciplina kategorizohet nga këmbëngulja dhe vullneti që keni në vend pune, si dhe vëmendja që i kushtoni një detyre derisa ta përfundoni atë me sukses. Punonjësit të cilët janë të vetë-diciplinuar nuk shpërqendrohen lehtë. Ata mund të ruajnë përqendrimin përkundër pengesave që mund t’i kenë nga të tjerët.

Vetë-diciplina në punë ju ndihmon që të jeni të përkushtuar në tërësi në detyrat përkatëse që mund t’i keni. Prandaj, është e nevojshme ta praktikoni vetë-diciplinën. Këtë mund ta bëni fillimisht duke vlerësuar nivelin e vetë-diciplinës që keni, si dhe duke ja parashtruar vetes disa pyetje si në vijim:

*Cilat janë objektivat ditore që po ja caktoj vetes?
*A kam ndërmarrë hapa për t’i shmangur shpërqendrimet që ngadalësojnë progresin e punës?
*A po i jap vetes kohë të mjaftueshme për përfundimin e detyrave?
*Cilat shprehi i kam përvetësuar deri më tani?

Përmes 3 hapave mund ta përmirësoni diciplinën tuaj në vendin e punës:

Rikujtoni rregullat e motivimit. Ka disa këshilla rreth motivimit dhe përcaktimit të synimeve që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni këmbënguljen tuaj në punë. Së pari, aty ku është e mundur, vendosni qëllimet tuaja. Përmbushja e qëllimeve ditore që ja përcaktoni vetes, qoftë ato të vogla apo të mëdha, ju ndihmon në ngritjen e motivimit tuaj.


Nëse keni një qëllim që ju tërheqë dhe motivon, do ta keni më të lehtë ta drejtoni vëmendjen tuaj drejt arritjes së atij qëllimi. Kur përfundoni me sukses qëllimet që keni, sigurohuni që të ndani kohë për të shpërblyer përpjekjet tuaja. Kësisoj, ju vetë-motivoheni për punën e kryer, si dhe ndiheni më i gatshëm për qëllimet e radhës.

Evitoni shpërqendrimet. Si shumë aftësi të tjera, vetë-diciplina përmirësohet më së miri me anë të praktikës së vazhdueshme pasi që është shprehi që përvetësohet. Një nga format më të mira për realizim të objektivave, është evitimi i shpërqendrimeve që ju pengojnë gjatë procesit të punës.

Për të filluar procesin e evitimit të shpërqendrimeve, gjatë orarit të punës kujtoni momentet kur jeni shpërqendruar gjatë kryerjes së një detyre, si dhe shkruani diku se cilat ishin ato shpërqendrime.


Ato mund te jenë si p.sh telefoni juaj, mesazhet qe merrni nga jashte apo diçka e ngjajshme. Prandaj, identifikimi i tyre ju ndihmon të vendosni se si t’i evitoni ato. Mos harroni, për të ndryshuar mënyrën se si punoni ju duhet kohë, prandaj duhet të keni durim përderisa evitoni shpërqendrimet nga dita juaj e punës.

Mendoni mirë para se të merrni vendime. Vendimet që merrni për detyra të caktuara në punë, qoftë ato ditore apo javore, ndikojnë në punën tuaj drejtpërdrejt. Hulimtimet tregojnë se vendimmarrja nuk është gjë e lehtë.

Prandaj, është e rëndësishme analiza që bëni para se t’i merrni ato vendime. Durimi që shfaqni gjatë vendimmarrjes ju ndihmon shumë në përmirësimin e vetë-diciplinës.

/AkademiPune

Artikulli paraprakNë cilët vende të BE-së, punohet më shumë jashtë orarit të punës?
Artikulli tjetërPraktika e Durrësit në ethet e reja të ndërtimit në Dubai