20 punimet akademike në ekonomi që kanë ndryshuar botën

Punimet ekonomike kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si merren vendimet, si zhvillohen strategjitë dhe si përcaktohet politika.

“American Economic Review” (AER) përpiloj një listë të punimeve akademike më të rëndësishme gjatë ekzistencës së saj 100-vjeçare.

Duket u bazuar në listën e përpiluar nga AER, Buletini Ekonomik për herë të parë në shqip prezanton listën e 20 punimeve ekonomike kryesore në histori.

Lexoni mëposhtë listën e Buletinit Ekonomik (pa ndonjë renditje të veçantë):

 

“Përdorimi i njohurive në shoqëri” – “The Use of Knowledge In Society”

Data e publikimit: 1945

Autori: Friedrich Hayek

Konkluzioni: Çmimet duhet të jenë pika qendrore e të gjitha vendimeve ekonomike.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/35.4.519-530.pdf

 


“Kostoja e kapitalit, Financat e Korporatës dhe Teoria e Investimit” – “The Cost of Capital, Corporation Finance and the Theory of Investment”

Data e publikimit: 1958

Autorët: Franco Modigliani dhe Merton Miller

Konkluzioni: Vlera totale e tregut të një firme është e pandryshuar pavarësisht vendimeve për huamarrje.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/48.3.261-297.pdf

 


“A mund të shpjegohen lëvizjet e mëdhe të çmimeve të aksioneve me ndryshimin e politikave të dividentëve?” – “Do Stock Prices Move Too Much to be Justified by Subsequent Changes in Dividends?”

Data e publikimit: 1981

Autori: Robert Shiller

Konkluzioni: Luhatshmëria e çmimeve të aksioneve është shumë e madhe për t’iu atribuar thjesht informacionit të ri në lidhje me dividentët e ardhshëm realë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/71.3.421-436.pdf

 


“Një sistem pothuajse ideal i kërkesës” – “An Almost Ideal Demand System”

Data e publikimit: 1980

Autorët: Angus S. Deaton dhe John Muellbauer

Konkluzionet: Ju mund të parashikoni kërkesat e ekonomive familjare duke u bazuar në kostot relative të “jetesës”.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.3.312-326.pdf

 


“Pasiguria dhe ekonomia e mirëqenies së kujdesit mjekësor” – “Uncertainty and the Welfare Economics of Medical Care”

Data e publikimit: 1963

Autorët: Kenneth J. Arrow

Konkluzionet: Tregu i kujdesit shëndetësor është shumë i cënuar nga rreziku moral dhe mungesa e informacionit të konsumatorëve për tu parë si diçka falas.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/53.5.941-973.pdf

 


“Disa prova ndërkombëtare mbi koston oportune midis rezultateve dhe inflacionit” – “Some International Evidence on Output-Inflation Tradeoffs”

Data e publikimit: 1973

Autorët: Robert E. Lucas, Jr.

Konkluzionet: Ju mund të modeloni se çfarë ndodh kur konsumatorët marrin vendime pa e ditur nëse një ndryshim i çmimit gjithashtu sinjalizon një ndryshim relativ të çmimit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/63.3.326-334.pdf

 


“Roli i politikës monetare” – “The Role of Monetary Policy”

Data e publikimit: 1968

Autori: Milton Friedman

Konkluzionet: Ekziston një “normë natyrore e papunësisë”, ose numër i caktuar i vendeve të punës që një ekonomi mund të mbështesë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/58.1.1-17.pdf

 


“Konkurrenca Monopoliste dhe Diversiteti Optimal i Produkteve” – “Monopolistic Competition and Optimum Product Diversity”

Data e publikimit: 1965

Autorët: Avinash K. Dixit dhe Joseph E. Stiglitz

Konkluzionet: Shumëllojshmëria e produktit mund të ndikojë në mënyrën se si tregu dikton ndarjen e burimeve. Tregu i konsideron fitimet, ndërsa një pikë optimale sociale merr parasysh suficitin e konsumatorit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/67.3.297-308.pdf

 


“Një Teori e Prodhimit” – “A Theory of Production”

Data e publikimit: 1928

Autorët: Charles W. Cobb dhe Paul H. Douglas

Konkluzionet: Ju mund të kalkuloni se sa prodhim mund të japin një sasi e caktuar e kapitalit dhe e punës.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/18.1.139-165.pdf

 


“Taksimi optimal dhe prodhimi publik” – “Optimal Taxation and Public Production”

Data e publikimit: 1971

Autorët: Peter A. Diamond dhe James A. Mirrlees

Conclusion: Është e mundur të vendosni taksa që minimizojnë shtrembërimet dhe incentivat, dhe eliminojnë joefikasitetet e prodhimit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/61.1.8-27.pdf

 


“Teoria e Kapitalit dhe Sjellja e Investimeve” – “Capital Theory and Investment Behavior”

Data e publikimit: 1963

Autori: Dale W. Jorgenson

Konkluzionet: Kostoja e financave (normat e interesit dhe rendimentet e kapitalit) dhe taksat duhet të nxisin vendimet e investimeve.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/35.4.519-530.pdf

 


“Prodhimi, kostot e informacionit dhe organizata ekonomike” – “Production, Information Costs, and Economic Organization”

Data e publikimit: 1972

Autorët: Armen A. Alchian dhe Harold Demsetz

Konkluzionet: Firmat duhet të masin vazhdimisht produktivitetin. Vetëm tregu i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të gjeneruar rezultate kulmore – kërkohet gjithashtu një menaxhim i fortë, dhe firma do të përfitojë nga dedikimi i burimeve për këtë gjë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/62.5.777-795.pdf

 


Për pamundësinë e tregjeve me informacion eficient” – “On The Impossibility Of Informationally Efficient Markets”

Data e publikimit: 1980

Autori: Sanford Grossman

Konkluzionet: Në një botë të informacionit të shpërndarë, ekuilibri i çmimit në vetvete mund të jetë një burim informacioni për konsumatorët.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.3.393-408.pdf

 


“Ekonomitë e shkallës, diferencimi i produkteve dhe modeli i tregtisë” – “Scale Economies, Product Differentiation and the Pattern of Trade”

Data e publikimit: 1980

Autori: Paul Krugman

Konkluzionet: Teoria standarde e kostos krahasuese nuk shpjegon sa duhet tregtinë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.5.950-959.pdf

 


“Migrimi, Papunësia dhe Zhvillimi” – “Migration, Unemployment and Development”

Data e publikimit: 1970

Autorët: John R. Harris and Michael Todaro

Konkluzionet: Në vendet e varfëra, individët migrojnë nga zonat rurale në ato urbane.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/60.1.126-142.pdf

 


“Ekonomia politike e një ‘rent-seeking’ shoqërie” – “The Political Economy of the Rent-Seeking Society”

Data e publikimit: 1974

Autori: Anne O. Kreuger

Konkluzionet: Tarifat janë më të mira për tu zbatuar nga shtetet sesa kuotat e importit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/64.3.291-303.pdf

 


“Rritja Ekonomike dhe Pabarazia e të Ardhurave” – “Economic Growth and Income Inequality”

Data e publikimit: 1955

Autori: Simon Kuznets

Konkluzionet: Fazat e hershme të zhvillimit ekonomik karakterizohen nga rritje të pabarazisë së të ardhurave.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/45.1.1-28.pdf


“Borxhi Kombëtar në modelin e rritjes neoklasike” – “National Debt In A Neoclassical Growth Model”

Data e publikimit: 1965

Autori: Peter A. Diamond

Konkluzionet: Borxhi i jashtëm dhe i brendshëm i qeverisë mund të zvogëlojë stokun e kapitalit në planin afatgjatë.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/55.5.1126-1150.pdf

 


“Një teori e zonave optimale të monedhës” – “A Theory of Optimum Currency Areas”

Data e publikimit: 1961

Autori: Robert A. Mundell

Konkluzionet: Ju mund të kuptoni numrin optimal të njësive ekonomike për një zonë të caktuar monetare.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/51.4.657-665.pdf

 


“Teoria Ekonomike e Ndërmjetësit: Problemi i Përfaqësuesit” – “The Economic Theory of Agency: The Principal’s Problem”

Data e publikimit: 1973

Autori: Stephen A. Ross

Konkluzionet: Ekziston një mënyrë për të shmangur rrezikun moral kur ju paguani njerëzit shuma të mëdha parash.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/63.2.134-139.pdf

Artikulli paraprakA e pret errësira Evropën?
Artikulli tjetër29 thënie për suksesin