Gjermania regjistroi 11.2 miliardë euro suficit buxhetor në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të Ministri të Financave të publikuara, kjo falë një ekonomie të shëndetshme dhe normave të ulëta të interesit.
Këto para do të vendosen në një fond special që përdoret për të paguar ardhjen e refugjatëve në Gjermani.
Me suficitin e ri, ku fond pritet të rritet në rreth 35 miliardë euro
Megjithatë ekonomistët thonë se ky mund të jetë viti i fundit që Gjermania arrit suficit buxhetor.
“Kohët e mira kur shteti vazhdon të mbledhë më shumë taksa nga sa parashikohet pritet të mbarojnë. Ne duhet të përgatitemi për këtë”, tha Johannes Kahrs, një ekspert buxheti i Social Demokratëve, partia më e vogël në koalicionin qeverisës. /Telegrafi