Nuk është vetëm ajo që postoni e cila dëmton markën tuaj. Mosshfrytëzimi i medias sociale ka rreziqet e saj në rritjen e kompanisë tuaj.
Profesioni im më ofron mundësinë të punoj dhe të flas me shumë ndërmarrës dhe udhëheqës të tjerë për mediat sociale. Dhe më e rëndësishmja, unë vëzhgoj përdorimin (ose mospërdorimin) e medias sociale.
Twitter qëndron njëra prej platformave më të famshme për njerëzit të cilët dëshirojnë të shkëmbejnë ide, të promovojnë lajme ose të shprehin mendime. Unë jam një entuziast i medias sociale, por puna ime në ligjin për punësim më bën të vetëdijshëm për rreziqet e këtyre mjeteve të postimeve të menjëhershme.
Lista ime e gabimeve më të kushtueshme mund t’ju befasojë. Kanë të bëjnë edhe me mospërdorimin edhe me keqpërdorimin.
Mospërdorimi i Twitterit
Disa ndërmarrës dhe udhëheqës të biznesit ende besojnë se media sociale është humbje kohë. Por ata janë gabim. Twitter për momentin është në qendër. Përdoreni atë për të mirën tuaj.
Vetëm shpërndajnë
Disa udhëheqës kanë shpirtra të pasur. Ata lirshëm ndajnë ide dhe mendime. Përderisa ndarja është e mrekullueshme, është vetëm një pjesë e ekuacionit. Media sociale ka të bëjë me lidhjen, jo vetëm me shprehjen e mendimeve. Çdo udhëheqës duhet ta mbajë këtë në mendje në çdo kohë.
Ripostojnë pa lexuar
Të tjerë njerëz ripostojnë artikuj pa lexuar përmbajtjen e plotë. Në këto rrethana, një koment i një përdoruesi mund të mos përshtatet me materialin burimor. Ripostimi pa kuptuar kontekstin mund të jetë i pasinqertë. Nëse ka paragjykime ose ofendime në atë postim, ky zakon gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm.
Ndjekin vetëm individë që mendojnë si ata
Bisedat për shumëllojshmërinë shpesh kanë qendrën në gjini, racë dhe në tjera grupe të mbrojtura nga ligji. Por ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm të cilin duhet ta merrni në konsideratë. Shumëllojshmëria kognitive ofron një perspektivë ose mendim ndryshe.
Bashkëveprimi vetëm me njerëz të cilët mendojnë si ju kufizon pozitën tuaj të favorshme. Nëse i ndiqni ata me të cilët nuk pajtoheni do ju ekspozojë ndaj pikëpamjeve dhe mundësive të ndryshme.
Bashkëveprojnë vetëm me raste
Në rrezikun e teprimit, ju duhet të jeni lojtar. Ka shumë aktivitete në media sociale sa që nëse vendosni gishtin në ujë vetëm me raste, ju me shumë gjasa nuk do të krijoni lidhje vitale. Nuk keni nevojë të postoni çdo ditë, por postimi një herë në javë është i mjaftueshëm.
Sulmojnë të tjerët
Kohë pas kohe, ju do të shihni diçka e cila prodhon një reagim të fuqishëm dhe negativ. Është më së mirë të mos përdorni mediet sociale si mënyrë për të sulmuar të tjerët. Ka mënyra të sjellshme për mospajtime. Sikur në marrëdhëniet ndërpersonale, nganjëherë përgjigja më e mirë është heshtja. Pse t’i jepni dritë një ideje për të cilën besoni se e ka vendin në errësirë?
Përgjigjen sa herë që sulmohen
Gjithkush në media sociale është sulmuar ndonjëherë. Nëse filloni të përlesheni me çdo kë i cili kritikon pozitën tuaj, të tjerët mund ta marrin këtë si dobësi tuajën. Zgjidhni betejat e juaja me mençuri që të mos emëroheni si një fjollë bore e pasigurt. Forca mund të vijë nga heshtja njëjtë siç vjen nga fjalët e fuqishme.
Nuk janë transparentë
Rregullat e “Federal Trade Commission” kërkojnë që individët të hapen kur promovojnë produktet ose shërbimet me të cilat identifikohen. Për shembull, nëse lavdëroni një artikull të cilin punëdhënësi juaj e prodhon, ju duhet të hiqni dorë nga kjo. Transparenca, është më shumë se një pyetje e cila kënaq rregullat e “Federal Trade Commission”. Është biznes i mirë.
Nuk ndajnë personalen nga profesionalja
Të gjitha bizneset janë personale dhe të gjitha politikat janë lokale, siç thotë shprehja. Në këto kohëra, ju me siguri do të shihni dikë i cili ka një ose dy besime të thella.
Nëse postoni për çështje politike ose për tema tjera të cilat mund të duken si kontroverse, duhet ta bëni të qartë se pikëpamjet tuaja janë vetëm tuajat, jo ato të punëdhënësit tuaj. Është mjaftë e lehtë të përfshini atë dallim si pjesë e profilit tuaj në Twitter. Mos përfshini emrin e punëdhënësit ose kompanisë. Ajo vetëm ngrin lidhjet precize të cilat po provoni t’i shmangni.
Postojnë vetëm artikuj të lidhur me biznes
Media sociale është një formë e përhapur e komunikimit në masë, dhe duhet të mendoni mirë se çfarë po postoni. Por nëse shpenzoni të gjithë energjinë tuaj mendore duke provuar të kënaqni të gjithë, nuk do të lidheni me askënd.
Përderisa zhvilloni markën tuaj, merrni në konsideratë ndarjen e mendimeve tuaja ose postimin e artikujve për çështje përtej fokusit tuaj ndaj biznesit. Në jetën time personale, unë jam shumë i dhënë pas shpëtimit të kafshëve, më pëlqen Bruce Springsteen, dhe çmendem pas “Mad Men”. Duke shprehur veten më ka bërë që të takohem me shumë shpirtra të njëjtë, disa prej të cilëve tani i kam klientë, gjithashtu.
(Autori është partner në Grupin e Praktikës së Punësimit të “Duane Morris”) /EO/