A ka banka islame në Evropë?

Pyetja:
Selam alejkum! A ekziston ndonjë bankë islame në Evropë?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ekziston një numër bankash të cilat deklarohen se kanë sistem bankar islam në Evropë, por është vështirë që ne të japim një vlerësim në lidhje me këtë. Sido që të jetë, në bazë të informacioneve që posedojmë, mendojmë se mundësia më e madhe për të gjetur bankë apo filiale të bankave islame është Londra, prandaj mund të hulumtoni aty dhe të pyesni muslimanët të cilët jetojnë atje. Mendoj se ata kanë mundësin t`ju ndihmojnë më shumë në lidhje me këtë.

Alaudin Abazi

Artikulli paraprakRreth krizave financiare, inflacionit dhe parasë së letrës?
Artikulli tjetërSa jepet zekat në para, kemi 2500 euro?