Rritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore

Prishtinë, 25 shtator – Në funksion të uljes së borxheve Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar ka reformuar mbledhjen e detyrueshme në një   qendër të vetme në Prishtinë, me strukturë krejtësisht të re organizative me qëllim të rritjes së  efikasitetit në mbledhjen e borxheve, si dhe në të njëjtën kohë ngritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies tek stafi i ATK-së.

Efektet e strukturës së re organizative të mbledhjes së detyrueshme janë të inkurajuese duke siguruar efikasitet në mbledhje e borxheve dhe trajtimin e të gjitha rasteve  sipas procedurave të parapara ligjore.

Situata e krijuar nga pandemia COVID 19, përveç ndikimit të drejtpërdrejt në uljen e aktivitetit ekonomik të tatimpaguesve, ka ndikuar edhe në ATK, për shkak të punës me staf të reduktuar por pavarësisht kwtyre rrethanave,  ATK me organizimin e saj të brendshëm është mobilizuar në nivelin më të lartë, në tejkalimin gjendjes dhe mbajtjen e stabilitetit në mbledhjen e tatimeve.

Duke pas parasysh këto rrethana ATK i ka ofruar tatimpaguesve mundësin e pagesës së borxheve  me  këste  përmes  lidhjes së marrëveshjeve në shlyerjen e detyrimeve tatimore.   Me qëllim që kjo procedura të jetë më e lehtë, është ofruar mundësia që kërkesa për marrëveshje të realizohen përmes aplikimit  në sistemin elektronik-EDI.

Mundësia për ri-programim të borxheve është mirëpritu nga tatimpaguesit, e kjo shihet nga rritja e numrit të tatimpaguesve që aplikojnë për pagesë të borxheve me marrëveshje.

Për periudhën janar-gusht 2020 gjithsejtë janë lidhë 1094 marrëveshje me vlerë të obligimit 47.9 milion euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar borxhi i mbuluar me marrëveshje ka shënuar rritje për  341 marrëveshje me vlerë të obligimit prej 22.4 milion euro me shumë.

Artikulli paraprakAplikacioni turk për video-konferencë kalon testin e parë
Artikulli tjetërPandemia COVID-19 ndalon investimet në bizneset e Kosovës